Humbja ndaj Lituanisë dhe kartoni i kuq, flet Hysaj: Do jemi më mirë në ndeshjet e ardhshme, ja problemi i Kombëtares

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 7, 2020 | 22:52

Humbja ndaj Lituanisë dhe kartoni i kuq, flet Hysaj: Do jemi më mirë në ndeshjet e ardhshme, ja problemi i Kombëtares

Pas humbjes ndaj Lituanisë, për mikrofonat e “Rtsh” ka folur kapiteni i Kombëtares, Elseid Hysaj, i cili u ndëshkua me karton të kuq dhe është shprehur:

bandicam 2020-09-07 22-48-04-334

“Nuk kishim asnjë rast për të shënuar. Ata luanin shumë mirë me topin. Problemi te ne ishte gjendja fizike, diçka që ndikoi te ne. Nuk krijuam asnjë rast dhe nuk meritonim fitoren.

Kartonin e parë mund të them se e meritova, nuk e kuptova këtë të dytin, pasi më shumë kundërshtari stimuloi. Ne donim ta fitonim ndeshjen por nuk shkoi mirë.

Në ndeshjet e radhës do jemi më mirë, pasi lojtarët do marrin më shumë minuta dhe do jenë gati. Ne kemi punuar shumë në stërvitje dhe i kisha kërkuar Mihajt për të qenë më përpara për të rrezikuar më shumë.”, u shpreh Hysaj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"