“Humbja ndaj Kukësit, e dhimbshme”, Magani: Portieri? Nuk ka alternativë tjetër veçse…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 12, 2021 | 16:07

“Humbja ndaj Kukësit, e dhimbshme”, Magani: Portieri? Nuk ka alternativë tjetër veçse…

Pas humbjes 1-3 ndaj Kukësit në shtëpi, trajneri i Egnatias, Gugash Magani nëpërmjet mikrofonave të “SuperSport” ka analizuar disfatën e parë në kampionat që në debutim të këtij edicioni të Kategorisë Superiore:

bandicam 2021-09-12 15-59-54-169

“Fitorja e Kukësit ishte e merituar dhe humbja jonë ishte e dhimbshme. Ne ishim të barabartë në fillimin e lojës, gabuam me golin e kthyer gjithashtu dhe tek goli i dytë. Normalisht që të referohemi organikës sonë na kanë mbërritur 4-5 lojtarë një javë përpara fillimit të kampionatit dhe janë të pa ambjentuar.

Kemi lojtarë në skuadër që e njohin Kategorinë Superiore dhe kanë dalë dhe kampion. Mendoj që portieri është pika më e fortë e skuadrës, portieri ka dy javë që ka ardhur dhe ka eksperiencë. Nuk dua ta theksoj shumë portierin, duhet ta zgjidhi pak më me qetësi. Nuk ka alternativë tjetër veçse t’i japim besim dhe të vazhdojmë përpara.”, përfundoi Magani.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"