Humbja me Flamurtarin sjell pasoja, Tomori me halle

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 8, 2020 | 22:09

Humbja me Flamurtarin sjell pasoja, Tomori me halle

Tomori po humbet terren. Humbja që pësoi në Vlorë, i ka larguar ndjeshëm nga kreu dhe kjo ka sjellë zhgënjim në opinionin futbolldashës në Berat. Skuadra u “shkërmoq” nga Flamurtari, një kundërshtar që në letër konsiderohej më modest. Diçka nuk shkon në ekip, aq sa fitorja jashtë shtëpisë po kthehet në tabu. Edhe pse drejtuesit nuk janë kursyer në merkato, organikës nuk i mungon përvoja dhe në stërvitje punohet maksimalisht, në fushë nuk shprehen dot dhe sidomos kur janë në transferta. Ndërkohë, ngrihet pyetja se kjo është një rastësi apo skuadra ka probleme brenda saj që duhen analizuar dhe duhen marrë masa të menjëhershme.
tomori55
Kohë për të humbur nuk ka, në fakt, pasi në mesjavë do të luhet java e 6-të. Këtë herë luajnë me Turbinën, ndaj kërkohet edhe reagim i menjëhershëm, aq më shumë që ndeshja do të luhet në Berat dhe përgjegjësia është e dyfishtë. Përpara seancës së djeshme stërvitore, skuadra dhe stafi teknik kanë zhvilluar analizën e humbjes. Vëmendje e veçantë u është kushtuar të dëmtuarve. Portieri Haremi dhe sulmuesit Mezini patën probleme në Vlorë dhe mbeten pezull. Stafi mjekësor do të bëjë maksimumin për t’i rikuperuar deri nesër.

Sakaq, në formacion këtë javë do të rikthehet Klinti Qato. Për “Panorama Sport” mesfushori i qendrës shprehet: “Unë jam i bindur që skuadra jonë ka forcën e duhur dhe potencialin e nevojshëm për të reaguar fort pas humbjes në Vlorë. Atë humbje do ta hedhim pas krahëve, duke fituar ndeshjen e radhës në shtëpi ndaj Turbinës. Fitorja do të shkojë për tifozërinë tonë, që duhet të vazhdojë të besojë e të na mbështesë drejt fitoreve”.

EDI SPAHIU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"