Humbi duelin në Varshavë, mbrojtësi i Kombëtares lë pas dëmtimin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 31, 2023 | 14:46

Humbi duelin në Varshavë, mbrojtësi i Kombëtares lë pas dëmtimin

Berat Gjimshiti nuk ia doli dot të ishte i gatshëm për trajnerin Silvinjo në ndeshjen kundër Polonisë për shkak të një dëmtimi që pësoi pak ditë përpara grumbullimit, ndërsa tashmë mbrojtësi është rikuperuar plotësisht dhe do të jetë i gatshëm për Atalantën që këtë fundjavë.

Gjimshiti

Bergamaskët do të luajnë ditën e nesërme në orën 15:00 kundër Kremonezes në transfertë. Mbrojtësi i Kombëtares mbeti jashtë si pasojë e një tërheqjeje të lehtë në kofshë, ndërsa tashmë ai do të jetë nën urdhrat e Gasperinit.

Këtë sezon Gjimshiti ka luajtur 16 ndeshje, 14 në Serinë A dhe 2 në Kupë, kjo për shkak se ai pësoi një dëmtim në fillim të kampionatit, që e la për disa muaj jashtë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"