“Humbëm 2 pikë ndaj Kazakistanit”, Gjimshiti: Ja çfarë i mungoi Kombëtares

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 11, 2020 | 17:09

“Humbëm 2 pikë ndaj Kazakistanit”, Gjimshiti: Ja çfarë i mungoi Kombëtares

Mbrojtësi i Kombëtares, Berat Gjimshiti, foli pas barazimi me Kazakistanin, ku u shpreh se humbën 2 pikë. Shqiptari qan rastet e humbura nga sulmuesit.

bandicam 2020-10-11 17-06-43-439

“Humbëm 2 pikë. Kemi bërë një ndeshje mjaft të mirë. Kemi pasur shumë raste dhe kemi gabuar te goli. Për mua janë 2 pikë të humbura. Ishte taktikë vendosja e mbrojtes. Dy do luanim me kundërshtarët dhe të kishte më shumë taktik. Prova të shkoja disa herë përpara, por nuk ishte e lehtë.

Mungon zjarri i luftës? Nuk i mungoi zjarri. Të dy skuadrat ishin agrasive në fushë. Për mua sot mungoi goli. Kemi pasur 5-6 raste për të shënuar. Ajo ishte gjë e vetmja çfarë mungoi”, u shpreh Gjimshiti për “Supersport”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"