“Hoxha ia fitoi ndeshjen Partizanit”, Jonuz: Rrëmbehemi nga emocionet kur luajmë në Shkodër, diçka nuk shkon

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 19, 2019 | 19:39

“Hoxha ia fitoi ndeshjen Partizanit”, Jonuz: Rrëmbehemi nga emocionet kur luajmë në Shkodër, diçka nuk shkon

Trajneri i Vllaznisë, Mirsad Jonuz, përpos humbjes ndaj Partizanit, i përgëzoi lojtarët e tij për paraqitjen.

mirsad jonuz

Në mikrofonin e “Supersport”, Jonuz u shpreh se lojtari i ndeshjes ishte portieri i të kuqve, Alban Hoxha, që sipas Jonuz, nëse nuk do kishte qenë ai, ekipi i tij do fitonte. Jonuz gjithashtu shtoi se ndoshta edhe emocionet e rrëmbejnë ekipin e tij, kur luan para tifozëve të vet.

Si ndihesh kur për 90 minuta provoni të fitoni, por për 2 minuta u shkatërrua gjithçka?

Uroj Kombëtaren e Shqipërisë, për fitoren ndaj Moldavisë. Së dyti, uroj Hoxhën, ai ishte sot njeriu i ndeshjes. Në pjesën e dytë, patëm dy shanse të mëdha, me Gilmanin dhe Shtubinën, dhe ai i priti. Ai ishte fituesi i ndeshjes sot. Ndeshja ishte barazim, dhe nuk kam çfarë të them as për portierin tim. Ai bëri dy gabime, por është i ri dhe besoj tek ai. E mbështes atë dhe të gjithë lojtarët e mi. Ndeshja ishte për barazim. Tani ndeshja ka mbaruar, por pati arbitri bëri edhe disa gabime në pjesën e parë. Kjo është loja. Për ekipin tim, janë humbje e madhe lënia e pikëve sot. Ndryshova 3 lojtarë gjatë pjesës së dytë. Gligorov ishte i lodhur. Nxorra edhe Shtubinën, dhe futa në fushë edhe Emersonin. Tani na duhet të vazhdojmë punën. I uroj lojtarët e mi sepse dhanë më të mirën. Por, ky është futbolli.

Do vazhdoni të inkurajoni lojtarët për të vijuar me paraqitjet e mira?

E thashë në konferencë, këto 5 ndeshjet e radhës janë shumë të rëndësishme. Ne kemi një ekip të ri, dhe këto ndeshjet që kanë mbetur, do shoh kualitetin e grupit, dhe ato individuale. I besoj atyre, dhe do i jap shansin të gjithëve.

 Keni luajtur 2 ndeshje me atmosferë elektrizuese në Shkodër, ndaj Tiranës dhe Partizanit. Rastësi që i keni humbur të dyja? A mund të ndryshoni strategji, të luftoni edhe për një barazim?

Ndoshta është problem psikologjik për lojtarët e mi që luajnë para tifozëve. 60% e lojtarëve janë edhe nga Shkodra. Duhet të punoj edhe nga ana psikologjike nga ana e mirë. Është mirë të luajmë para tifozëve, dhe i falënderoj tifozët. Por, ndonjëherë edhe gabimet emocionale janë të mëdha për ekipin tim. Gjatë pjesës së dytë, e humbëm ndeshjen, por u munduam të mbajmë të njëjtin karakter. Edhe ndaj Tiranës edhe ndaj Partizanit. Diçka nuk shkon.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"