“Historia vazhdon, kthehuni të shihni bejsboll”, Ibrahimoviç zbulon vendimin për të ardhmen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 13, 2019 | 23:21

“Historia vazhdon, kthehuni të shihni bejsboll”, Ibrahimoviç zbulon vendimin për të ardhmen

Zlatan Ibrahimoviç është një nga emrat më të përfolur të ditëve të fundit, për sa i përket merkatos, teksa rikthimi në Serinë A italiane duket mëse i mundshëm.

ibra

Pas shumë spekulimesh në lidhje me të ardhmen, suedezi ka zgjedhur të reagojë nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Instagram”, teksa ka zbuluar vendimin e tij, që ka të bëjë me largimin nga Los Anxhelos Galaksi. Një postim “alla Zlatan”, ku sulmuesi nuk ka nguruar të bëjë edhe ironi. Një mesazh lamtumire kundrejt tifozëve të La Galaksi.

“Erdha, pashë, fitova. Faleminderit LA Galaksi që më bëre të ndihem gjallë përsëri. Për tifozët e LA Galaksi: Donit Zlatanin, jua dhashë Zllatanin. Jeni të mirëpritur. Historia vazhdon. Tani kthehuni të shihni bejsboll”, shkruan Ibra në postimin e tij.

Ibra

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"