“Hidit do t’i thoja ta gjuante jashtë penalltinë ndaj Vllaznisë”, Kapllanaj: Jam tip impulsiv, dua drejtësi jo favorizime

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 16, 2020 | 13:49

“Hidit do t’i thoja ta gjuante jashtë penalltinë ndaj Vllaznisë”, Kapllanaj: Jam tip impulsiv, dua drejtësi jo favorizime

Presidenti i Bylisit Besnik Kapllanaj ka qenë protagonist javët e fundit, teksa ka kontestuar ashpër arbitrat në javët e fundit, të cilët me vendimet e tyre, e kanë penalizuar ndjeshëm. Në një lidhje direkte për “Gol pas Goli”, Kapllanaj foli në lidhje me situatën aktuale te skuadra ballshiote duke u shprehur:

kapllanaj

“Sistemi VAR po jep sukses, do i vijë koha edhe në Shqipëri dhe do jetë sukses për ne dhe për futbollin shqiptar. Nuk mund të themi që gabimet janë të qëllimshme pa pasur fakte dhe baza. Kemi kaluar disa momente të vështira, u bënë ndeshje pas ndeshje që jemi penalizuar. Edhe ne njerëz jemi, reagojmë. Ndoshta kemi reflektuar pak, por vjen një moment që edhe ne mbushemi, nuk mund ta përballojmë dot dhe e kalojmë pak limit.

Jam presidenti më i ri dhe për këtë meritoj komplimente. Nuk kemi fituar 11-metërsh të diskutuar, kemi fituar 11-metërsha të pastra, të gjitha. Të gjitha fitoret dhe pikët që kemi marrë janë të pastra. Ndërsa humbjet dhe pikët që kemi lënë janë të diskutueshme.

Jam tip impulsiv, por jam president me përvojë dhe di të dalloj çdo gjë. T’i shikojmë të gjithë pamjet dhe të diskutojmë. Edhe vëllai është impulsiv për momentin. Më pas reagon shumë mirë. Por kur bëhen disa ndeshje rresht, penalltia që na dhanë me Vllazninë nuk e doja. Do t’i thoja Hidit ta gjuante jashtë. Nuk dua ashtu penallti unë. Nuk më pëlqen shumë të flas për arbitrat, edhe ata janë njerëz, bëjnë gabime, shpresoj mos ketë më.

Nuk dua favorizime, kërkoj të ketë drejtësi. Ekipi jonë ka bërë mirë 2 fazat e para, kemi pasur fatin e keq që na janë dëmtuar disa lojtarë si Beji, ai ishte më i miri i ekipit. Edhe Selmani nuk arriti fare të debutojë, Ymeraliaj po ashtu, Ndreca i dëmtuar. Edhe sot i ndodhi një fatëkeqësi lojtarit Vinsente, pasi humbi mamanë. Janë gjëra që nuk i shmangim dot dhe nuk varen nga ne. Për sa i përket pjesës së ekipit në merkaton e janarit kemi bërë disa blerje, por duan edhe ata kohën e përshtatjes dhe po mundohemi t’i menaxhojmë, për t’iu gjetur mundësinë dhe kohën e duhur”, u shpreh Kapllanaj.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"