Heroi i Luftëtarit, Shkurtaj: Tani nuk duhet të ndalemi më

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 28, 2018 | 17:04

Heroi i Luftëtarit, Shkurtaj: Tani nuk duhet të ndalemi më

Vasil Shkurtaj shënoi dy gola ndaj Kastriotit, duke i dhënë tri pikë të arta Luftëtarit në ndeshjen e luajtur në Fushë-Krujë. Në bisedën për “Panorama Sport”, menjëherë pas përfundimit të sfidës, vlonjati i bluzinjve theksoi se Luftëtari duhet të ngjitet sa më shpejt në klasifikim.

bandicam 2018-10-28 15-39-07-469

“Ishte shumë e rëndësishme kjo fitore, përballë një ekipi të vështirë. Luajtën shumë fort në minutat e para dhe na vendosën në vështirësi. Ishte një triumf që na largon nga fundi dhe të tentojmë të ngjitemi sipër në klasifikim.

E radhës do të jetë një ndeshje shumë e vështirë me Laçin në Gjirokastër dhe shpresojmë që gjithashtu të marrim një tjetër fitore. 5 gola? Po ndjehem shumë mirë dhe po më ndihmon edhe ekipi. Dua të vazhdoj të shënoj të ndihmoj skuadrën”, – deklaroi Shkurtaj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"