Hera e dytë në çerekfinale, Daliç beson te triumfi: Si Kroacia e 98-ës, do mjaftohesha edhe me 1-0…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 7, 2018 | 18:32

Hera e dytë në çerekfinale, Daliç beson te triumfi: Si Kroacia e 98-ës, do mjaftohesha edhe me 1-0…

Zllatko Daliç ka arri tur të kualifikojë Kroacinë në çerekfinalen e Kupës së Botës për herë të dytë në historinë e saj. E para ishte një ndeshje që vështirë se do të harrohet ndonjëherë, pasi Kroacia asokohe i dha një leksion futbolli Gjermanisë, duke e mundur 3-0. Trajneri kroat, i ulur edhe në stolin e Dinamos në të kaluarën, ka zbuluar se ai kishte qenë tifoz në stadium për sfidat e kroatëve në “Francë 1998”, por kishte humbur pikërisht sfidën e çerekfinaleve, pasi ishte detyruar të kthehej në klubin ku aktivizohej asokohe ende si futbollist për të përgatitur ndeshjet për sezonin e ri.

zlatko dalic

“Shkova në Francë për të mbështetur Kroacinë, por m’u desh të kthehesha në shtëpi për ndeshjen e çerekfinaleve, pasi isha ende lojtar dhe kisha përgatitjet për sezonin e ri. Por, kam shkuar në vende të tjera dhe aktivitete të tjera ndërkombëtare për të mbështetur Kroacinë, kam qenë gjithmonë një tifoz dhe tani jam edhe më shumë krenar që jam trajneri i kësaj përfaqësueseje”.

GJENERATA ’98 – Daliç theksoi euforinë e madhe që ka mbytur Kroacinë, por ka falënderuar edhe kryeministren Kolinda Grabar Kitaroviç për praninë e saj në tribunë për sfidën e sotme, teksa edhe një herë kujton shembullin e brezit të vitit 1998: “Tani u bënë 20 vite nga ajo ndeshje, ishte në moment i madh për vendin tonë.

KROACIA

Historia përsëritet dhe ne do të bëjmë gjithçka për të ndjekur shembullin e 1998-ës. Nuk na mungon motivimi për të mundur organizatorët e këtij Botërori dhe për të bërë të njëjtën gjë si ajo gjeneratë. Por, nuk kemi nevojë të fitojmë 3-0 në ndeshjen e nesërme, mua do të më mjaftonte edhe 1-0″, tha duke qeshur trajneri i Kroacisë në konferencën e sotme për shtyp.

Përgatiti: LEDIO NASE

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"