Hënes këshillon lojtarët: Mos bëni 20-30 “selfie”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 26, 2018 | 18:12

Hënes këshillon lojtarët: Mos bëni 20-30 “selfie”

Si duhet të reagojnë punonjësit e një hoteli apo restoranti kur takojnë një person të famshëm? Çfarë duhet të bësh kur Tomas Myler apo Arjen Roben shfaqet përpara teje? Uli Hënes, presidenti i Bajernit të Mynihut, e ka një përgjigje për këtë pyetje, e cila vjen në formë këshille jo vetëm për personat e shërbimit në turizëm, por edhe për futbollistët e tij: “Ata duhet t’u thonë se ne jemi djem normalë.

Uli Henes

Ndonjëherë të bësh një foto apo të shkëmbesh disa fjalë nuk përbën asnjë problem. Ne mbajmë karta autografesh me vete”, thotë numri 1 i bavarezëve gjatë një interviste për gazetën “Allgemeine Hotel-und Gastronomie-Zeitung”. Por cila është këshilla e 66-vjeçarit për tifozët gjatë orarit të punës?

“Duhet të jemi të sjellshëm dhe miqësorë, por kurrsesi këmbëngulës”. Por ai nuk është një tifoz i fotove “selfie”: “Nuk ke pse bën 20-30 foto. Është një sëmundje e re e shoqërisë sonë. Kjo është arsyeja përse lojtarët preferojnë që të pushojnë në dhomat e tyre”.

henes

DISIPLINA – Hënes është i fiksuar me disiplinën. Gjatë viteve që drejton Bajernin, ai ka kritikuar shpesh stilin e jetës së futbollistëve sesi ka ndryshuar ndër vite në drejtim, duke ndikuar negativisht edhe në paraqitjen e tyre në fushë. Nuk është më një sekret që Hënes nuk ka debulesë veçanërisht për futbollistët brazilianë.

Ai refuzoi të transferonte Nejmarin në 2013, kur Guardiola ia kërkonte me insistim dhe e bëri jo vetëm prej çmimit, por edhe për shkak se i njeh mirë futbollistët karioka dhe mungesën e tyre të profesionalizimit jashtë fushës. “Direkt nga Brazili nuk transferojmë futbollistë”, ishte ultimatumi i tij.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"