Pranë titullit të shtatë kampion, Hemilton: Garë rraskapitëse, ju tregoj heronjtë e vërtetë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 1, 2020 | 18:35

Pranë titullit të shtatë kampion, Hemilton: Garë rraskapitëse, ju tregoj heronjtë e vërtetë…

Imola është shumë e ëmbël për Mercedes që fiton dyshen në podiumin e GP të Emilia Romanja dhe feston titullin e shtatë të konstruktorëve me radhë. Ekipi gjerman dhe Ljuis Hemilton shikon kampionatin e tij të shtatë Botëror që po afrohet, i katërti me radhë: 

hamilton

“Ishte një garë rraskapitëse pas një fillimi të keq, por është një moment që më ngroh zemrën sepse ekipi ka arritur qëllimi. Ata janë heronjtë e vërtetë, ata shtyjnë dhe përtërijnë çdo ditë.

Ata thyen një rekord që askush nuk kishte qenë në gjendje ta arrinte kurrë. Kthimi te fitimi çdo vit, çdo fundjavë, të bën të kuptosh punën që bëjnë dhe si arrijnë të përsërisin përsosmërinë” , përfundon fjalën e tij Ljuis Hemilton.

PANORAMASPORT.AL 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"