Helmeta dhe 17 kartonët, Gjasula përzgjidhet në formacionin e sezonit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 1, 2020 | 12:00

Helmeta dhe 17 kartonët, Gjasula përzgjidhet në formacionin e sezonit

Të lësh jashtë formacionit më të mirë të sezonit kryegolashënuesin Robert Levandovski, sigurisht që përbën habi. Mirëpo, për çdo përzgjedhje që ka bërë, prestigjiozja gjermane “Spiegel” ka radhitur arsyet pse secili prej 11 lojtarëve meriton të jetë në formacionin e vitit.

gJASULA

Mes emrave si Somer në portë apo edhe Mylerit, është edhe Klaus Gjasula. Mesfushori i Paderborinit, i ndëshkuar 17 herë me karton të verdhë, i cili ka vendosur rekord në historinë e Bundesligës.

FORMACIONI

“Mund të mos jenë futbollistët më të mirë të Bundesligës këtë sezon, por secili servir historinë më të mirë. Ka një rekord”, shkruan në hyrje prestigjiozja gjermane. Jan Somer është për 126 shpëtimet që i ka bërë portës, më shumë se cilido.

Formacioni i vitit ne Bundeslige, Gjasula

Më tej, të përzgjedhur janë Kristofer Trimel, Vladimir Darida, Alfonso Dejvis, Florian Uirtz, Filip Kostiç, Tomas Myler (për 21 asistet dhe 8 golat, edhe pse nuk ka qenë titullar fiks), Kristofer Baumgartner, Sebastian Anderson dhe Erling Haland për efektivitetin dhe përshtatshmërinë taktike. Trajneri i sezonit është përzgjedhur Dejvid Vagner.

KLAUS GJASULA

Në 11-shen e sezonit është edhe mesfushori shqiptar. “Krahas historisë së emrit të vendosur nga prindërit, Gjasula ka ndërtuar gjithashtu personalitetin e vet. Helmeta që vendos, të cilën e mban prej 2013-ës, e bën atë vizualisht unik në Bundesligë. Këtë sezon ai regjistron një tjetër rekord: 17 kartonë të verdhë, duke thyer Tomas Hajton.

Gjasula

Sigurisht, jo diçka për të qenë krenar. Gjasula është i ashpër, por jo i dhunshëm, pasi faullet e tij janë taktike. Asnjë nuk është dëmtuar nga ndërhyrjet e tij të ndëshkuara me të verdhë”, është përshkrimi për të. Gjasula është aktivizuar në 29 ndeshje (28 titullar) dhe ka shënuar 2 gola. Paderborn ra në Bundesligën 2.

OLSI TUJANI – PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"