Hazard dhe Real më afër se kurrë, belgu i shkel syrin madrilenëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 14, 2018 | 20:39

Hazard dhe Real më afër se kurrë, belgu i shkel syrin madrilenëve

Eden Hazard është më afër se kurrë me Realin e Madridit. Belgu ka bërë disa paraqitje të shkëlqyera në këtë Botëror dhe kjo është një nga arsyet pse Real ka gjetur belgun si zëvendësuesin e Ronaldos. Ai që e bën akoma dhe më konkrete këtë interesim të Realit është vetë belgu që e deklaron në një mënyrë jo të drejtpërdrejtë.

15353_636668123575236844 (1)

“Pas gjashtë viteve të mrekullueshëm te Çelsi mbase ka ardhur koha të zbuloj diçka ndryshe. “Unë mund të vendos nëse dua të largohem apo të qëndroj – por në fund është Chelsea që merr vendimin final – nëse do të më lejojë të largohem. Ju e dini destinacionin tim të preferuar.” Sipas gazetave spanjolle Reali është gati të paguajë deri në 170 milionë euro për belgun çka do e bënte atë një nga lojtarët më të shtrenjtë të hisotrisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"