Hap pas hapi çfarë ndodhi në “Prestige Resort”, paligjshmëria që ra në “vesh të shurdhër”! Pesë ditët e aksionit të IKMT

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 7, 2022 | 10:57

Hap pas hapi çfarë ndodhi në “Prestige Resort”, paligjshmëria që ra në “vesh të shurdhër”! Pesë ditët e aksionit të IKMT

Dhjetëra forca policie, forca xheniere dhe të IKMT do të mësynin në mënyrë të beftë mëngjesin e 1 dhjetorit në ambientet e “Prestige Resort”, i cili ishte i mbushur nga vizitorët vendas e të huaj, për të vijuar me aksionin që nisën thuajse 3 muaj më parë.

prestige-resort-i-shembur4-433x300

Përballë forcave policore dhe nën presion psikologjik edhe fizik u gjenden të gjithë, punëtorët e  “Prestige Resorte”, por edhe  kameramanët e “News 24”, të cilët u gjendën aty për të pasqyruar paligjshmërinë që po ndodhte.

Për të mos patur asnjë mundësi për të depërtuar në ambientet e resortit, policia vendosi një perimetër të gjerë, rreth disa kilometra katrorë, duke bllokuar jo vetëm hyrjen për në “Prestige Resort”, por edhe në banesat e tjera përreth. Përfaqësues të Erioni SH.P.K që kanë ndërtuar të gjithë veprat në “Prestige” nuk morën asnjë sqarim nga IKMT mbi këtë aksion, asnjë shkresë zyrtare dhe të gjitha tentativat e tyre për një urë komunikimi me zyrtarët, ranë në vesh të shurdhër.

Pa humbur kohë, fadroma, punonjës civilë me matrapik, do të nisnin shpimin e kolonave mbajtëse të resortit, për të vendosur siç u mësua më pas sasinë e 70 kg eksplozivëve, që  të shërbeu për shpërthimin e 7 kateve të godinës së “Prestige”, pa  dhënë kohë, që punonjësit e resortit të merrnin sendet personale dhe të largonin nga godina orenditë bazë. Aksioni nisi fillimisht me fadromën që nisi shembjen e restorantit. E gjitha, në shkelje të plotë me ligjin. Përfaqësuesit e “Erioni SH.P.K” deklaruan se për ndërtimin e resortit është marrë një leje në vitin 2016 nga Këshilli Kombëtar i Territorit dhe e konfirmuar nga drejtoresha e IKMT Dallëndyshe Bici. Gjatë viteve te jetës se tij, resorti është bërë pritës i  mbledhjeve qeveritare,  banorëve që mbetën pa shtëpi nga tërmeti dhe refugjatëve afganë, që u dëbuan nga vendi pas ardhjes në pushtet të talebanëve.

Dita nis me ardhjen e forcave të IKMT dhe ato xheniere, që vijuan sërish me aksionin e tyre. Zhurma e fadromës dhe e matrapikëve do të dëgjohej sistematikisht me orë të tëra. Në orët e para të mëngjesit, përfaqësuesit e “Erioni SH.P.K” iu drejtuan Gjykatës Administrative të Durrësit, duke kërkuar nga ky organ pezullimin e menjëhershëm të veprimeve në “Resortin Prestige”. Kjo gjykatë nuk pranoi që çështja të trajtohej në mënyrë urgjente, kërkuar kjo nga avokatët që argumentuan se po ndërhyhej forcërisht në një pronë private në shkelje të plotë me ligjin. Po njëkohësisht aksioni i I.K.M.T në “Prestige” vijonte, duke mos u ndaluar edhe gjatë orëve të mbrëmjes.

Ndonëse ditë pushimi zyrtar, mjetet e IKMT dhe forcat xhenio, u dyndën sërish në “Prestige Resort”.

Aksioni në këtë ditë do të ishte më i ethshëm. Ne mundëm të depërtonim në ambientet e resortit për të vërejtur ç’po ndodhte. Fadroma e IKMT vijonte pandërprerë shpimet e kolonave në të katra anët e godinës. Gjithashtu edhe në katin e dytë e të tretë po bëheshin shpime.

Kjo situatë vijoi pandërprerë edhe gjatë natës, deri në mëngjesin e ditës tjetër, ndërsa qeveria duket se injoroi thirrjet e Parlamentit Evropian që e konsideroi sulmin si një presion të hapur ndaj medias, por edhe OSBE që deklaroi se po monitoronte nga afër situatën që po ndodhte në resortin e njohur.

I vetmi reagim zyrtar i IKMT në lidhje me aksionin e paligjshëm do të vinte në ditën e 4-ërt. IKMT njoftoi se në orën 15:00 do të shembej ndërtesa 7-katëshe, ku janë vendosur në total 70 kilogramë tritol dhe se kishte shtruar 4 mijë metra linear fitil. Kur ora shënoi 15:10 shpërthimi i kontrolluar në Prestige ndodhi. Tritoli rrezoi ne një çast një godinë të tërë, një investim disa vjeçar, punën, sakrificën dhe mundin e shumë njerëzve, duke lënë pas vetes “një mal” me inerte dhe shtëllunga të mëdha tymi që qëndruan prezente për minuta të tëra.

Mes inerteve, vihen re divane, shtretër, frigoriferë, televizorë dhe orendi të tjera me vlerë, ndërsa pas ka mbetur një pamje tepër të shëmtuar, që mund ta krijojë vetëm shkatërrimi.  Godina e bukur e Prestige mes pishave ne Golem, sot është kthyer në rrënojë duke mbajtur me vete trishtimin e të gjithë atyre që e kanë frekuentuar qoftë edhe një herë për pushim, por edhe të atyre qe ajo i priti si shtëpi e ngrohtë në ditë të vështira.

PANORAMASPORT.AL

LEXO EDHE:

Tjetër sulm i Qeverisë ndaj “Prestige Resort”, nxirren me forcë pushuesit dhe punonjësit. Policia pa paralajmërim që në orët e para të mëngjesit (VIDEO)

Sulmi i qeverisë ndaj “Prestige Resort” në nisje të muajit të festave/ Nga Armando Broja deri te VIP-at e ndryshëm, ja cilët preferuan perlën e turizmit shqiptar

Sulmi ndaj “Prestige Resort”/ Drejtori i Mediave “Panorama”: Hakmarrje, nuk ka asnjë shkresë zyrtare! Në Tiranë bëhet spektakël me kullat pa leje

Sulmi i paligjshëm i Qeverisë në “Prestige Resort”/ Forca të shumta policie në ditën e dytë të aksionit të pa paralajmëruar, mbërrijnë edhe… (VIDEO)

Vjet strehoi refugjatët afganë, sot i çoi pa asnjë njoftim policinë/ Metamorfoza e Edi Ramës me urdhrat e paligjshëm ndaj “Prestige Resort”

Botuesi i gazetës “Illyria”, Vehbi Bajrami publikon takimin me Presidentin e “Hysenbelliu Group” Irfan Hysenbelliun: Histori suksesi që frymëzon

Hyn në ditën e katërt sulmi ndaj “Prestige Resort”/ IKMT dhe forcat xheniere nuk njohin orar zyrtar apo ditë pushimi, aksioni i paligjshëm nuk ndalet as natën

IKMT e vendosur të çojë deri në fund marrëzinë, nuk pret Gjykatën për “Prestige Resort”: Ngarkon godinën me 70 kilogram eksploziv

IKMT hedh në erë “Prestige Resort”. 70 kg eksploziv për të shembur miliona euro investim, një ditë para se të jepte vendim Gjykata Administrative

IKMT hodhi në erë “Prestige Resort”, flet Presidenti i “Hysenbelliu Group”: Sulm mediatik dhe personal i Ramës, por nuk më demoralizon

IKMT hodhi në erë “Prestige Resort”, Irfan Hysenbelliu: Hakmarrje personale e Ramës dhe Ballukut për mediat, nuk demoralizohem!

“Tmerr! Ai po vendos mina, nuk e di ç’mund të presim nga Edi Rama”/ Shkatërrimi i “Prestige Resort”, qytetarët të indinjuar: Do të tërhiqet zvarrë më keq se Enver Hoxha

Shembja e “Prestige Resort”/ Deputetja e PD, letër të hapur presidentes së Komisionit Europian: Rama po përdor Samitin për të ulur efektin e këtij turpi qeveritar!

Shembja e paligjshme me tritol e “Prestige Resort”/ Berisha u kujton udhëheqësve të Europës aktin e Ramës: I padenjë të qendrojë në atë Samit!

Tritol “Prestige Resort” dhe grushte ndaj kreut të PD-së, Sali Berisha: Të porositura nga Edi Rama!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"