Tjetër sulm i Qeverisë ndaj “Prestige Resort”, nxirren me forcë pushuesit dhe punonjësit. Policia pa paralajmërim që në orët e para të mëngjesit (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 1, 2022 | 14:37

Tjetër sulm i Qeverisë ndaj “Prestige Resort”, nxirren me forcë pushuesit dhe punonjësit. Policia pa paralajmërim që në orët e para të mëngjesit (VIDEO)

Qeveria ka ndërmarrë një sulm të ri këtë të enjte të 1 dhjetorit ndaj “Prestige Resort” në Golem.

Fadromat e IKMT dhe forca të xhenios së bashku me policinë kanë mësyrë në ambientet e ‘Pretige’ që herët në mëngjes pa paralajmërim.

Pushuesit që ndodheshin në ambientet e hotelit dhe punonjësit e stafi janë nxjerrë me forcë që në mëngjes.

Kjo është një hakmarrje e kryeministrit ndaj mediave të drejtuara nga Presidenti i “Hysenbelliu Group”, Irfan Hysenbelliu, “News24”, “Ballkan web” dhe “Panorama”.

nga sulmi ne shtator ndaj Prestige Resort
nga sulmi ne shtator ndaj Prestige Resort

Ky është sulmi i dytë që i bëhet biznesit të zotit Hysenbelliu, Prestige Resort, pasi fadromat prishën pishinat e hotelit pak kohë më parë.

Nuk dihet ende se çfarë veprimesh do të ndërmerren nga policia, fadromat apo forcat xhenio, pasi nuk ka asnjë paralajmërim.

Kjo situatë ka shkaktuar tension dhe frikë tek pushuesit që kanë zgjedhur të pushojnë në këtë sezon në ambientet e Prestige Resort.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"