IKMT e vendosur të çojë deri në fund marrëzinë, nuk pret Gjykatën për “Prestige Resort”: Ngarkon godinën me 70 kilogram eksploziv

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 4, 2022 | 14:31

IKMT e vendosur të çojë deri në fund marrëzinë, nuk pret Gjykatën për “Prestige Resort”: Ngarkon godinën me 70 kilogram eksploziv

Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit (IKMT) duket se do çojë deri në fund paligjshmërinë dhe hakmarrjen e qeverisë ndaj ‘Prestige Resort’.

prestige-resort-31

Mësohet se IKMT ka vendosur të shembë me lënë plasëse godinën e “Prestige Resort” ditën e sotme në orën 15:00.

Kujtojmë se Gjykata Administrative e Durrësit ka vendosur me short që pezullimi i shembjes së godinës së resorit të njohur do të shqyrtohet ditën e hënë në oren 10:00. Ndërkohë që IKMT i drejtuar nga Dallëndyshe Bici, duket se ka prioritet zbatimin e urdhrave politik, dhe jo atë të shtetit të së drejtës.

IKMT dhe forcat xhenierë nuk janë ndalur as ditët e pushimit, duke punuar me orë të tejzgjatura edhe të shtunën edhe të dielën.

Mësohet se godina qendrore e “Prestige Resort” është mbushur me lëndë plasëse, ku sipas burimeve në kollonat e saj do të ngarkohen rreth 70 kilogram eksploziv, nje sasi e frikshme qe mund te shkaktoje deme te renda edhe tek ndertesat perrreth.

NJOFTIMI I IKMT
IKMT prish me shpërthim të kontrolluar objektin 7-katësh në vijën bregdetare të Kavajës
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit në bashkëpunim me forcat e Policisë së Shtetit dhe forcat xheniere, ka planifikuar të prishë sot me shpërthim të kontrolluar një objekt 7 katësh në vijën bregdetare të Kavajës. Për këtë operacion, në trupin e objektit forcat xheniere kanë hapur 730 furnela (vrima) ku do të montohen 70 kilogramë lëndë shpërthyese si dhe 4 mijë metër linear fitil.

Inspektorët e IKMT dhe policisë së Shtetit kanë marrë të gjitha masat për perimetrin e sigurisë dhe lajmërimin e banorëve të zonës. Shpërthimi i kontrolluar do të ekzekutohet në orën 15:00.

PANORAMASPORT.AL

LEXO EDHE:

Tjetër sulm i Qeverisë ndaj “Prestige Resort”, nxirren me forcë pushuesit dhe punonjësit. Policia pa paralajmërim që në orët e para të mëngjesit (VIDEO)

Sulmi i qeverisë ndaj “Prestige Resort” në nisje të muajit të festave/ Nga Armando Broja deri te VIP-at e ndryshëm, ja cilët preferuan perlën e turizmit shqiptar

Sulmi ndaj “Prestige Resort”/ Drejtori i Mediave “Panorama”: Hakmarrje, nuk ka asnjë shkresë zyrtare! Në Tiranë bëhet spektakël me kullat pa leje

Sulmi i paligjshëm i Qeverisë në “Prestige Resort”/ Forca të shumta policie në ditën e dytë të aksionit të pa paralajmëruar, mbërrijnë edhe… (VIDEO)

Vjet strehoi refugjatët afganë, sot i çoi pa asnjë njoftim policinë/ Metamorfoza e Edi Ramës me urdhrat e paligjshëm ndaj “Prestige Resort”

Botuesi i gazetës “Illyria”, Vehbi Bajrami publikon takimin me Presidentin e “Hysenbelliu Group” Irfan Hysenbelliun: Histori suksesi që frymëzon

Hyn në ditën e katërt sulmi ndaj “Prestige Resort”/ IKMT dhe forcat xheniere nuk njohin orar zyrtar apo ditë pushimi, aksioni i paligjshëm nuk ndalet as natën

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"