Tritol “Prestige Resort” dhe grushte ndaj kreut të PD-së, Sali Berisha: Të porositura nga Edi Rama!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 7, 2022 | 14:23

Tritol “Prestige Resort” dhe grushte ndaj kreut të PD-së, Sali Berisha: Të porositura nga Edi Rama!

Bllokimi në çdo cep i Tiranës nga forcat e shumta të Policisë me justifikimin e Samitit të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor, nuk pengoi opozitën që së bashku me mijëra qytetarë të dilte në shesh për të protestuar kundër qeverisë.

Në shenjë respekti ndaj liderëve të BE-së, të cilët gjendeshin dje në Shqipëri, opozita nuk e zhvilloi protestën para godinës së Kryeministrisë, por kishte përgatitur një kamionçinë me regji të lëvizshme dhe vetëm rreth orës 12:00, kur ishte lajmëruar protesta, shkoi në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Ndërkohë, brenda pak minutash edhe bulevardi nga Ministria e Brendshme deri në Urën e Lanës sapo kalon hotel “Dajtin” u mbush plot. Nuk vonoi shumë dhe nga selia e Partisë Demokratike dalin Sali Berisha dhe Ilir Meta për t’iu bashkuar mijëra qytetarëve që kishin vendosur të protestonin kundër qeverisë në ditën kur në Tiranë kishte edhe një numër të shtuar mediash nga jashtë Shqipërisë. Berisha dhe Meta së bashku me simpatizantët e tyre nisë të ecnin në këmbë nga selia deri te qytetarët që ishin mbledhur.

GODITJA ME GRUSHT

Gjithçka dukej sikur po shkonte normalisht. Qytetarët me flamurin kombëtar, atë të SHBA dhe BE-së ecnin paralel me krerët e partive që kishin thirrur protestën, ndërkohë kamerat e mediave i shoqëronin para. Por mu para Katedrales së Shën Palit, një 31- vjeçar, i cili shfrytëzoi rrëmujën e krijuar nga prania e shumë mediave, depërtoi duke çarë edhe sigurinë e kreut të opozitës dhe e sulmoi Sali Berishën me grusht të fortë në fytyrë. Ndërhyrja qe e menjëhershme dhe agresori u neutralizua nga truprojat e kreut të opozitës, më pas u shoqërua në selinë blu ku edhe u thirr ambulanca dhe Policia e Shtetit për ta shoqëruar. Ndërkohë kryedemokrati Berisha, pasi piu ujë dhe fshiu gjakun në fytyrë që i shkaktoi goditja, u nis dhe iu bashkua protestuesve. Nga foltorja në podiumin e ngritur para protestuesve, Berisha paralajmëroi se sulmi ndaj tij ishte porositur nga Kryeministri Rama dhe i bëri apel Policisë që të lironte agresorin.

“Le t’i themi Policisë: liroje fatkeqin, liroje. Sepse, ai është një mjeran, që ka shitur veten. Dhe përpiqen sot ta lidhin meqenëse është një samit, e vërteta e pamohueshme, liderë të krishterë, me bishta që çojnë nga Turqia apo ndonjë vend tjetër. Nuk kanë asgjë të përbashkët. Ka vetëm një autor, ky është Edi Rama. Ka vetëm një arkitekt, është Edi Rama. Atë lirojeni dhe mos shpërndani dokrra dhe përralla, se autori i vërtetë është i ulur në samit si kryekriminel i Ballkanit dhe Europës”, tha Berisha.

AKUZAT

Menjëherë pas protestës, e cila pati një vijim të qetë dhe mesazhe edhe në gjuhë të huaj, Berisha thirri një konferencë të posaçme në selinë blu. Kreu i PD-së, pasi kishte mbledhur informacione, akuzoi Kryeministrin se ishte porositës i sulmit ndaj tij pasi kishte dështuar që të ngujonte në shtëpi qytetarët dhe të mos i linte të protestonin. Sipas Berishës, 31-vjeçari që e sulmoi ishte agjent i policisë kriminale. Ai ishte përdorur në grupe të vogla të shpërndarjes së lëndëve narkotike dhe për të mbledhur informacion për veprime të dyshimta në besimtarët ekstremistë.

“Këtu thuhet, vërtetim mjekësor për t’u përdorur kudo që t’i nevojitet. Ky vërtetim mjekësor nuk ka asnjë datë. Ai që lexon këtë, thotë se ky mund të jetë i vitit 2018, pasi thotë u paraqit në klinikën tonë më 10 janar 2018. Shumë i çuditshëm. Episodi i fundit i 10 gushtit 2022, u rekomandua të çohet me urgjencën psikiatrike. Pas vizitës, u kthye në shtëpi. Qeveria e kishte bërë gati për të mashtruar, për të justifikuar aktin kriminal të një agjenti të policisë kriminale të përdorur nga Çuçi i familjes. Tani mund t’ju them një gjë tjetër”, tha Berisha, ndërsa rrëzon pretendimin e vërtetimit të parapërgatitur sipas tij duke dhënë një tjetër informacion ku 31- vjeçari në një kohë që Policia thoshte se është me vërtetim për probleme mendore, ishte paraqitur me leje drejtimi.

“Ky i sëmuri kriminal, ka marrë rinovim patente në vitin 2022. Si i sëmurë psikik nuk mund të merrte kurrë patentën. Pra, ky është një akt i përgatitur personalisht nga Edi Rama, Bledi Çuçi dhe Ardi Veliu. Agresori është me origjinë nga Tepelena, jeton prej 20 vitesh në Tiranë. I ka shërbyer policisë kriminale, rrjeteve të trafikantëve në besimtarëve të xhamisë. Ai u paraqit sepse zbatoi porositë e një vëllai mysliman. Është i regjistruar kur thotë se zbatoi porosinë e një vëllai mysliman. Në fakt, zbatoi porosinë e një vëllai të pafe, dhe ministrin të tij të familjes, Bledi Çuçi”, deklaroi Berisha.

Sipas tij, Kryeministri Rama ka humbur kontrollin. Ndaj edhe shembi në mënyrë të jashtëligjshme “Prestige Resort” sepse paligjshmërinë donte ta mbulonte me samitin e BE me vendet e Ballkanit. “Një njeri normal, a mund të ketë interes të hedhë në erë pallatin 7-katësh një investitori në prag të samitit?

Edi Rama është një njeri që nuk ndalet dot në aktet, nuk kontrollon dot veten. Sigurisht që donte me çdo kusht që Sali Berisha të mos fliste në atë tribunë. Pasi pa njerëzit që u mblodhën, pasi e pa që dështoi çdo skenar, përdori këtë. Ky njeri, në të gjitha analizat, është një njeri i përdorur nga pushteti. Ai mendoi se do merrja një goditje dhe nuk do flisja. Dhe këtë mund ta mbulonte me një pistë islamike. Dhe një audiencë e krishterë si Samiti do ta besonte. Ishte e kalkuluar. Kjo ndodhi përpara disa ditësh me një hotel, pikërisht për ta mbuluar me samitin. Ata që njohin Edi Ramnë, e dinë që ai nuk përmbahet dot”, tha Berisha.

PANORAMASPORT.AL

LEXO EDHE:

Tjetër sulm i Qeverisë ndaj “Prestige Resort”, nxirren me forcë pushuesit dhe punonjësit. Policia pa paralajmërim që në orët e para të mëngjesit (VIDEO)

Sulmi i qeverisë ndaj “Prestige Resort” në nisje të muajit të festave/ Nga Armando Broja deri te VIP-at e ndryshëm, ja cilët preferuan perlën e turizmit shqiptar

Sulmi ndaj “Prestige Resort”/ Drejtori i Mediave “Panorama”: Hakmarrje, nuk ka asnjë shkresë zyrtare! Në Tiranë bëhet spektakël me kullat pa leje

Sulmi i paligjshëm i Qeverisë në “Prestige Resort”/ Forca të shumta policie në ditën e dytë të aksionit të pa paralajmëruar, mbërrijnë edhe… (VIDEO)

Vjet strehoi refugjatët afganë, sot i çoi pa asnjë njoftim policinë/ Metamorfoza e Edi Ramës me urdhrat e paligjshëm ndaj “Prestige Resort”

Botuesi i gazetës “Illyria”, Vehbi Bajrami publikon takimin me Presidentin e “Hysenbelliu Group” Irfan Hysenbelliun: Histori suksesi që frymëzon

Hyn në ditën e katërt sulmi ndaj “Prestige Resort”/ IKMT dhe forcat xheniere nuk njohin orar zyrtar apo ditë pushimi, aksioni i paligjshëm nuk ndalet as natën

IKMT e vendosur të çojë deri në fund marrëzinë, nuk pret Gjykatën për “Prestige Resort”: Ngarkon godinën me 70 kilogram eksploziv

IKMT hedh në erë “Prestige Resort”. 70 kg eksploziv për të shembur miliona euro investim, një ditë para se të jepte vendim Gjykata Administrative

IKMT hodhi në erë “Prestige Resort”, flet Presidenti i “Hysenbelliu Group”: Sulm mediatik dhe personal i Ramës, por nuk më demoralizon

IKMT hodhi në erë “Prestige Resort”, Irfan Hysenbelliu: Hakmarrje personale e Ramës dhe Ballukut për mediat, nuk demoralizohem!

“Tmerr! Ai po vendos mina, nuk e di ç’mund të presim nga Edi Rama”/ Shkatërrimi i “Prestige Resort”, qytetarët të indinjuar: Do të tërhiqet zvarrë më keq se Enver Hoxha

Shembja e “Prestige Resort”/ Deputetja e PD, letër të hapur presidentes së Komisionit Europian: Rama po përdor Samitin për të ulur efektin e këtij turpi qeveritar!

Shembja e paligjshme me tritol e “Prestige Resort”/ Berisha u kujton udhëheqësve të Europës aktin e Ramës: I padenjë të qendrojë në atë Samit!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"