As Fyllkryg dhe as Sanço, UEFA surprizon me lojtarin e ndeshjes Dortmund-PSG

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 1, 2024 | 23:17

As Fyllkryg dhe as Sanço, UEFA surprizon me lojtarin e ndeshjes Dortmund-PSG

As autori i golit Fyllkryg dhe as lojtari me më shumë driblime Sanço, UEFA ka surprizuar me zgjedhjen e lojtarit më të mirë të ndeshjes, teksa i ka dhuruar trofeun mbrojtësit Mat Humels. 

dortmund-780x439

Gjermani është vlerësuar nga paneli i vëzhguesve teknik të UEFA-s si lojtari me paraqitjen më të mirë në përballjen mes Dortmundit dhe PSG-së që përfundoi me rezultatin 1-0. 

HUMELS

“Ai ishte i mrekullueshëm, me dhe pa top. Ka treguar cilësinë, përvojën dhe, në veçanti, udhëheqjen e tij”, shkruhet në faqen zyrtare të UEFA-s. 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"