Dëmtimi në tendinën e Akilit/ Sakrifikoi duke luajtur me gjilpëra, Myrto Uzuni nis pushimet për riaftësimin para Europianit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 15, 2024 | 21:27

Dëmtimi në tendinën e Akilit/ Sakrifikoi duke luajtur me gjilpëra, Myrto Uzuni nis pushimet për riaftësimin para Europianit

Myrto Uzuni pësoi një dëmtim në tendinë e Akilit, teksa në disa ndeshje me fanellën e Granadës, sakrifikoi duke luajtur me gjilpëra, ndërkohë që së fundmi mësohet se talenti beratas ka nisur pushimet për riaftësimin para Europianit. 

 UZUNI

Sulmuesi shqiptar nuk ishte i disponueshëm mbrëmjen e sotme në duelin ndaj Vajekanos të vlefshëm për javën e 36-të, teksa pritet të mungojë edhe në dy duelet e fundit, për t’u riaftësuar plotësisht dhe për të qenë në formën optimale në Europian me fanellën e Shqipërisë. Tashmë skuadra e Uzunit ka rënë nga La Liga, me shqiptarin që duhet të mendojë edhe për të ardhmen pas Europianit.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"