VIDEO/ Flamurtarit i qesh fati në “ruletën ruse” dhe mund Apoloninë, vlonjatët i hedhin sytë nga Laçi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 16, 2024 | 0:07

VIDEO/ Flamurtarit i qesh fati në “ruletën ruse” dhe mund Apoloninë, vlonjatët i hedhin sytë nga Laçi

Flamurtari ka triumfuar kundër Apolonisë pasi u tregua më i saktë nga gjuajtja e penalltive sesa fierakët duke i mundur me shifrat 3-4, pasi koha e rregullt bashkë me shtesën u mbyllën në baraspeshë totale 0-0.

bandicam 2024-05-15 16-03-23-104

Tani më, të besuarit e Eqerem Memushit kanë edhe një provë të fundit, dhe më të vështirën deri më tani. Ata do të udhëtojnë drejtë Kurbinit për t’u ndeshur me Laçin, në finalen e “play-out”-it. Një ndeshje e luftuar me shpirt nga vlonjatët që edhe pse ishin me 10 lojtarë, pas daljes me karton të kuq të Frashërit, arritën ta çonin sfidën deri te penalltitë, ku u treguan pothuajse perfekt, duke u shuar shpresat fierakëve të Apolonisë për një vend në Superiore.

REZULTATI | APOLONIA-FLAMURTARI 0-0 / PENALLTI 3-4

NGJARJET KRYESORE

PENALLTITË

GOLI I TEQJAS 3-4 (VIDEO)

GOLI I ARIZAJ 3-3 (VIDEO)

GABIMI I SOUZA 2-3 (VIDEO)

GOLI I ASLLANAJ 2-3 (VIDEO)

GABIMI I ASLLANAJ 1-3 (VIDEO) (PENALLTIA PËRSËRITET)

GOLI I DELIAJT 1-3 (VIDEO)

GABIMI I SHANAJT 1-2 (VIDEO)

GOLI I RAMADANIT 1-2 (VIDEO)

GABIMI I INJEHU 1-1 (VIDEO)

REALIZIMI I SHKURTAJT 1-1 (VIDEO)

REALIZIMI I OMERIT 1-0 (VIDEO)

120′ Mbyllet edhe shtesa, fituesi do të vendoset nga penalltitë.

106′ Starton pjesa e dytë e shtesës.

105′ Mbyllet pjesa e parë e shtesës.

102′ Omeri e çon topin në rrjetë dhe i jep avantazhin fierakëve, por gjyqtari Tala e anulon për një faull në sulm. (VIDEO)

91′ Starton pjesa e parë e kohës shtesë.

90+3′ Mbyllet koha e rregullt. Skuadrat do të luajnë shtesën 30 minutëshe.

90+2′ Batha tenton një gjuajtje nga goditja standarte, me topin që shkon në trekëndësh por portieri Harizaj e devijon në goditje këndi. (VIDEO)

81′ Edhe pse me 10 lojtarë rrezikojnë vlonjatët. Diamanti kishte mundësinë më të mirë t’i kalonte të tijtë në avantazh por goditja e tij prek vetëm rrjetën e jashtme. (VIDEO)

76′ Gjyqtari Lata i tregon kartonin e dytë të verdhë Frashërit, me këtë të fundit që lë Flamurtarin me 10 lojtarë. (VIDEO)

70′ Flamurtari tregohet i rrezikshëm për herë të parë në këtë pjesë të dytë. 2 gjuajtje drejtë portës por të dyja jashtë. (VIDEO)

46′ Starton pjesa e dytë në Elbasan.

45′ Mbyllet pjesa e parë me shifrat 0-0.

44′ Janë përsëri fierakët që provojnë nga një goditje këndi. Umejego godet me kokë me topin që shkon ngjitur shtyllës. (VIDEO)

42′ Fierakët pretendojnë për penallti, por për gjyqtarin Lata është gjithçka e rregullt. (VIDEO)

22′ Gabim fatal nga sulmuesi i Apolonisë, Umejego. Driblon bukur kundërshtarët dhe provon goditjen nga krahu i majtë i zonë por gabon krejtësisht. (VIDEO)

11′ Flamurtari tregohet përsëri i rrezikshëm. Sebastian provon me kokë por goditja e tij ishte e lehtë dhe shkon drejtëpërdrejtë në duart e portierit Harizaj. (VIDEO)

8′ Janë vlonjatët që tentojnë të parët. Sebastian provon goditjen nga distanca, por shumë larg kuadratit. (VIDEO)

1′ Starton ndeshja në “Elbasan Arena”

FORMACIONET ZYRTARE

APOLONIA: Harizaj, Asllanaj, Shanaj, Trifoni, Hebeja, Musa, Repaj, Bajzade, Ndubuisi, Maksuti, Antoni | Trajner: Artan Mërgjyshi

FLAMURTARI: Teqja, Beqja, Sebastian, Souza, Ramadani, Diamanti, Frashëri, Sidibe, Kriviçiç, Batha, Pjeshka | Trajner: Eqerem Memushi

b4850b29-8c55-4fc0-9e86-527801d685ca

ghgj

SONI SALIHI-PANORAMASPORT.AL

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"