“Hajde çuna”, Ekuban me videomesazh special/ Ish-sulmuesi i kuq motivon lojtarët e Partizanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 15, 2024 | 22:25

“Hajde çuna”, Ekuban me videomesazh special/ Ish-sulmuesi i kuq motivon lojtarët e Partizanit

Partizani i Orges Shehit do të përballet më 17 maj ora 20:00 në stadiumin “Air Albania” ndaj Skënderbeut, në duelin gjysmëfinal të vlefshëm për “Final Four”. 

MixCollage-15-May-2024-10-25-PM-9240

Do kuqtë duket se do të kënë një mbështetës special për këtë duel. Ai është Kaleb Ekuban, ish-lojtari i Partizanit që tashmë është pjesë e Xhenoas në Serinë A, teksa i është drejtuar me një video lojtarëve të Partizanit dhe tifozëve të kuq, duke u shprehur mbështetjen. Ganezi kujton kohën kur ishte pjesë e “Demave”, teksa nëpërmjet videomesazhit deklaron.  

“Përshëndetje o çuna. Jam Ekuban, mendoj se më mbani mend disa prej jush. Kam qenë në klubin tuaj disa vite më parë dhe kam dëgjuar që jeni në gjysëmfinale. Një gjë që nuk arrita te klubi ishte të fitoja trofe dhe shpresoj se mund ta kryeni këtë mision. Bëjeni për mua, për tifozët që janë të mrekullueshëm. Forca Guerrils dhe për një popull që është i kuq, i Partizanit”, shprehet Ekuban. 

 


View this post on Instagram

A post shared by BAZA 46 (@baza46)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"