Sulmi ndaj “Prestige Resort”/ Drejtori i Mediave “Panorama”: Hakmarrje, nuk ka asnjë shkresë zyrtare! Në Tiranë bëhet spektakël me kullat pa leje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 1, 2022 | 14:25

Sulmi ndaj “Prestige Resort”/ Drejtori i Mediave “Panorama”: Hakmarrje, nuk ka asnjë shkresë zyrtare! Në Tiranë bëhet spektakël me kullat pa leje

Drejtori i Mediave “Panorama”, Alfred Peza e ka quajtur sulmin e Qeverisë, policisë dhe IKMT-së në Prestige Resort një hakmarrje të pastër që mbi të gjitha përkeqëson klimën e biznesit dhe lirinë e mediave në vend.

Shembja-prestige-resorti1-433x300

“Nëse në Tiranë spektakli bëhet në nivel tjetër këtu operohet me standard tjetër.

Fakti që nuk ka shkresa zyrtare nga institucionet përgjegjëse që nuk jepen shpjegime, nuk ka transparencë, terr të plotë informativ tregon që kjo hakmarrje vazhdon dhe nuk ka fund.

Klima që krijohet për median është mbytëse, përkeqëson gradët e lirisë së shprehjes dhe të medias”, u shpreh Peza.

Deklarata e Alfred Peza:

Një hakmarrje. Gjatë ditës së sotme është sqaruar që problematika më e madhe është se nuk po zbatohet asnjë procedurë ligjore e s’ka asnjë letër asnjë vendim e shkresë që të agrumentojnë veprimin dhe rrethimin policor të territorit të resortit.

Ditët e fundit në Tiranë ka pasur kulla pa leje, kate pa leje, e gjitha që ndodhi duket si spektakël për të justifikuar këtë që po ndodh këtu që ka nisur që në shtator.

Më e pakta ne kete histori ka të bëjë me shtetin ligjor, mënyrën e qeverisjes, rregullat e një investimi, një nga më të bukurit e bregdetit shqiptar ka të bëjë me procedurat juridike dhe ligjore.

Kemi një shkresë të Dallëndyshe Bicit që thotë se eshte me leje.

Tani duhet ta zgjidhim këtë kungulleshkë është me leje apo pa leje?

Kur vijnë afganët, minstrat e kryeminsitri këtu ishte me leje, sot qenka pa leje?

Pse nuk vjen shkresa që thotë është pa leje që dhe juristët e avokatët të ndjekin rrugën e tyre juridfike e anmkimore?

Fakti që këto unk ekzistojnë tregon që është një hakmarrje.

Janë dy standarde. Nëse në Tiranë spektakli bëhet në nivel tjetër këtu operohet me standard tjetër.

Fakti që nuk ka shkresa zyrtare nga institucionet përgjegjëse që nuk jepen shpjegime, nuk ka transparencë, terr të plotë informativ tregon që kjo hakmarrje vazhdon dhe nuk ka fund.

Klima që krijohet për median është mbytëse, përkeqëson gradët e lirisë së shprehjes dhe të medias.

Dhe kjo ngjarje, e përkeqëson klimën e biznesit se krijon një frikë, klimë hakmarrje që e bën gazetarin e thjeshtë të mendojë se kur kjo i ndodh një grupi të madh mediatik, cfarë mund të ndodhë me gazetarin e thjeshtë rrogëtar që në fund të muajit do shkojë të mbajë familjen.

PANORAMASPORT.AL

LEXO EDHE:

Tjetër sulm i Qeverisë ndaj “Prestige Resort”, nxirren me forcë pushuesit dhe punonjësit. Policia pa paralajmërim që në orët e para të mëngjesit (VIDEO)

Sulmi i qeverisë ndaj “Prestige Resort” në nisje të muajit të festave/ Nga Armando Broja deri te VIP-at e ndryshëm, ja cilët preferuan perlën e turizmit shqiptar

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"