Vjet strehoi refugjatët afganë, sot i çoi pa asnjë njoftim policinë/ Metamorfoza e Edi Ramës me urdhrat e paligjshëm ndaj “Prestige Resort”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 2, 2022 | 14:30

Vjet strehoi refugjatët afganë, sot i çoi pa asnjë njoftim policinë/ Metamorfoza e Edi Ramës me urdhrat e paligjshëm ndaj “Prestige Resort”

Një tjetër sulm i paligjshëm ndaj “Prestige Resort”. Mëngjesin e sotëm, policia dhe fadroma të IKMT-së pa asnjë njoftim zbarkuan në hotel, ku pa asnjë shkresë zyrtare u nxorën me forcë punonjës të Prestige dhe pushues.

Screenshot_14-14-770x433-1

Teksa vitin e kaluar kryeministri Edi  Rama vlerësoi kontributin e çmuar të “Prestige Resort”, që i hapi dyert refugjatëve afganë, sot panorama është krejt ndryshe.

Pamjet që shihni si më poshtë, datojnë në 28 gusht të vitit të kaluar, kur kryeministri Rama vizitonte afganët e strehuar në ‘Prestige Resort’. Pikërisht në këtë resort Rama, që iu ‘sul’ për herë të dytë këtij hoteli, duke i vënë dhe shirin e sigurisë, bënte shëtitje dhe vlerësonte kontributin e bizneseve të tilla për mikpritjen.

Ndërkohë, Prestige Resort po përballet me një sulm të paprecedentë, pasi pa asnjë njoftim zyrtar, policia ka rrethuar hotelin dhe OSHEE ka ndërprerë energjinë elektrike.

PANORAMASPORT.AL

LEXO EDHE:

Tjetër sulm i Qeverisë ndaj “Prestige Resort”, nxirren me forcë pushuesit dhe punonjësit. Policia pa paralajmërim që në orët e para të mëngjesit (VIDEO)

Sulmi i qeverisë ndaj “Prestige Resort” në nisje të muajit të festave/ Nga Armando Broja deri te VIP-at e ndryshëm, ja cilët preferuan perlën e turizmit shqiptar

Sulmi ndaj “Prestige Resort”/ Drejtori i Mediave “Panorama”: Hakmarrje, nuk ka asnjë shkresë zyrtare! Në Tiranë bëhet spektakël me kullat pa leje

Sulmi i paligjshëm i Qeverisë në “Prestige Resort”/ Forca të shumta policie në ditën e dytë të aksionit të pa paralajmëruar, mbërrijnë edhe… (VIDEO)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"