Rrëfimi special i presidentit Skaroni: Duam stadium dhe trofe, me Maldinin nuk kam folur kurrë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 25, 2024 | 23:44

Rrëfimi special i presidentit Skaroni: Duam stadium dhe trofe, me Maldinin nuk kam folur kurrë

Në një intervistë për “Il Foglio Sportivo”, presidenti i Milanit, Paolo Skaroni foli për disa nga çështjet më të nxehta aktuale në shtëpinë kuqezi. Spunto interesante nga numri 1 i klubit që nuk kursen edhe detaje interesante.

skaroni

Sa i vështirë ishte derib?

Do të kishim dashur të fitonim kundër Interit, aq më tepër që kemi humbur shumë ndeshje radhazi. Por sezoni nuk ka mbaruar ende: duhet të luftojmë për të mbrojtur vendin e dytë.

E konsideroj sezonin të mirë, edhe pse ndoshta jo fort brilant. Kemi pasur shumë lëndime dhe duhet të reflektojmë për këtë. Por në përgjithësi e kaluam edhe atë pengesë. Interi e meritonte plotësisht kampionatin. Përgëzoj Interin, Marotën dhe Antonelon.

A mund të konfirmoni se Pioli nuk do të jetë trajner i Milanit sezonin e ardhshëm?

Jo, nuk do ta konfirmoj. Trajneri ynë është Pioli dhe deri në fund të sezonit do të jetë ai. Po llogaris që Pioli të na bëjë të fitojmë ndeshjet që duam të fitojmë për të na garantuar vendin e dytë. Më pas në fund të sezonit ai dhe drejtuesit do të bëjnë vlerësimet për të ardhmen. Do të doja ta shmangja këtë temë deri në fund të sezonit.

Kush zhgënjeu më shumë sivjet?

Nuk është se më zhgënjyen, herë pas here e gjeja mbrojtjen e Milanit në tribunat pas meje. Tomori, Çau, Kalulu: të gjithë të lënduar dhe unë mendoja për mbrojtjen atje me mua dhe jo në fushë. Nuk është vetëm kaq, por ishte një përbërës negativ i sezonit.

Si i keni marrëdhëniet me Maldinin?

Nuk kam folur që kur u largua. Kur dikush e shikon të kaluarën e tij me një nivel të caktuar ashpërsie, do të thotë se nuk po e jeton shumë mirë të tashmen. Shpresoj të mos jetë kështu me Maldinin. I uroj atij një jetë personale plot kënaqësi.

Marota tha se lojtarët italianë, një bërthamë e fortë, ishin thelbësore për titullin….

Në përgjithësi, kur Marota thotë diçka, unë prirem t’i jap merita, pasi mendoj se ai është personi që di më shumë për futbollin në Itali. Ka disa të vërteta, të kesh më shumë lojtarë italianë është një gjë e dëshirueshme. Atëherë duhet t’i gjesh, nuk është një kombinim i lehtë. Këtë vit e kthyem Gabian dhe ai u tregua i dobishëm për sezonin tonë.

A do të ketë Milani së shpejti një stadium të ri?

San Donato është më shumë se opsion, pas shpenzuam më shumë sesa 40 milionë euro për terrenin. Projekti ecën gjithmonë përpara me të gjitha problemet italiane. Bashkia e Milanos na kërkoi të rishqyrtojmë hipotezën e një rinovimi të lehtë por të kënaqshëm të “San Siro”-s dhe kemi kohë deri në qershor.

Presim të dimë se çfarë do të thotë ky rinovim për objektin, për publikun me sektorët e mbyllur të stadiumit ndërsa do të duhet të luajmë. Pajtimi i kësaj me punimet e nevojshme ka qenë gjithmonë problemi që ka pasur Milani.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"