Tre adoleshentë në listën e merkatos zikaltër, Marota ndjek edhe talentet e reja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 5, 2024 | 12:31

Tre adoleshentë në listën e merkatos zikaltër, Marota ndjek edhe talentet e reja

Pas kampionatit në fushë, rinovimet që do të përmbyllen, blerjet e bëra tashmë por jo vetëm: Interi vazhdon të ecë drejt së ardhmes.

marota

Pas dy garancive për sa i përket eksperiencës si Zielinski dhe Taremi, drejtuesit synojnë edhe për profile më të reja, themelore për të planifikuar sezonet që do të vijnë. Xhorxh Ilenikhena, Anton Matkoviç dhe Majkëll Kajod janë në listën e Marotës. Dy të parët janë sulmues që sapo kanë mbushur 18 vjeç ndërsa të tretin po e njohim me fanellën e Fiorentinës. Xhorxh Ilenikhena do të mbushë 18 vjeç në gusht dhe cilësohet si një sozi e Viktor Osimhenit të Napolit. Emri i tij po lakohet falë golave (14) me Anversën e drejtuar nga Mark Van Bomel, kartoni i tij kushton 20 milionë euro pavarësisht se u ble 10 muaj më parë për më pak se 4 milionë.

Matkoviç është alternativë më e lirë duke qenë se lojtari i Osijekut i lindur në vitin 2006 ka një çmim rreth 5 milionë edhe pse e pëlqejnë skuadrat e tjera italiane me Milanin që ka nisur prej kohësh sondazhet për atë që cilësohet si “Manxukiçi i ri”. Sa për Kajod, ende nuk ka mbushur 20 vjeç, por mund të grumbullohet në Europian nga Spaleti pasi djaloshi përveç pasaportës nigeriane ka edhe atë italiane. 35 prezenca, 4 asiste dhe një gol kanë bërë që mbrojtësi i djathtë të vlejë 15 milionë euro.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"