Bajer Leverkusen është tashmë kampioni i Gjermanisë, Ksabi Alonso: Më bukur ta fitosh titullin si trajner

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 18, 2024 | 15:01

Bajer Leverkusen është tashmë kampioni i Gjermanisë, Ksabi Alonso: Më bukur ta fitosh titullin si trajner

Ksabi Alonso ka folur përpara takimit me Augsburgun, javën e fundit në Bundesligë.

alonso

Ata kanë shansin ta mbyllin kampionatin pa asnjë humbje, ndërsa pritet të ketë festë të madhe pas ndeshjes, aty ku do të kulmojë me ngritjen e titullit për herë të parë në historinë 120-vjeçare. Bashkia i ka marrë të gjitha masat e nevojshme në lidhje me paradën, ku pritet të mblidhen mbi 80.000 tifozë në sheshin e qytetit.

“Kam pasur fatin ta fitojë Bundesligën edhe si lojtar, por di të them se është me speciale të jesh trajneri. Të krijon tjetër ndjesi. Kemi përpara një javë vendimtare dhe të shpresojmë se gjithçka do të mbyllet në mënyre perfekte”, tha Ksabi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"