Sulm 150 golësh, Real Madrid të fut tmerrin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 18, 2024 | 14:45

Sulm 150 golësh, Real Madrid të fut tmerrin

Reali i Madridit ka një datë të caktuar me të kuqe në kalendar, 1 qershor 2024. Atë të shtunë, “Los blancos” do të luajnë finalen e Ligës së Kampioneve kundër Dortmundit, duke kërkuar të fitojnë “Decimoquinta” (të pesëmbëdhjetën). Sapo të kalojë kjo datë, të gjithë tifozët e Realit do të fillojnë të mendojnë për sezonin e ardhshëm. Prej shumë kohësh në zyra kanë punuar me personelin 2024-2025, praktikisht të konturuar.

imago1010477508h

Ka një emër që fluturon dhe duket se tashmë ai do të përfundojë me të bardha, Kilië Mbape. Me ardhjen e tij, Madridi do të ketë një vijë sulmuese ëndrrash. Nuk do të jetë i vetmi që do të mbërrijë, pasi shtesa e konfirmuar është ajo e Endrik. Pas largimit të Benzemasë dhe pa një zëvendësues “top” të francezit, në fillim të sezonit askush nuk mendonte se Madridi do të kalonte sezonin e mrekullueshëm që po kalon. Kampion në La Liga, fitues i Superkupës së Spanjës dhe finalist i Ligës së Kampionëve. Vinicius dhe Bellingam po e bëjnë francezin të harrohet, me 23 gola secili. Anglezi dhe braziliani janë lokomotiva e sulmit të Madridit të Ançelotit. Rodrigo, golashënuesi i tretë më i mirë i skuadrës, ka 17 gola.

Golat janë shpërndarë gjerësisht mes sulmuesve të skuadrës së Ançelotit. Zëvendësuesit teorikë të Madridit, Hoselu (16) dhe Brahim Diaz (12), i bashkohen golashënuesve më të mirë të Madridit, duke arritur gjithsej 91 gola mes pesë futbollistëve, me tri ndeshje të mbetura për t’u luajtur, dy në La Liga dhe finalen e Ligës së Kampionëve kundër Dortmundit. Mes pesë sulmuesve ata do të shënojnë pothuajse 100 gola këtë sezon. Kanë mbetur edhe nëntë gola deri në këtë shifër, të vështirë natyrisht, por jo të pamundur me ritmin e ndeshjeve të fundit. Këtyre gati 100 golave duhet t’u shtojmë edhe një duzinë që do të sjellin me vete Mbape dhe Endrik.

Francezi është xhevahiri në kurorë në këtë drejtim, pasi deri më tani këtë sezon ka shënuar 44 gola, një nga më të mirët në karrierën e tij. Sulmuesi i PSG-së ka luajtur si qendërsulmues në shumë raste dhe sezonin e ardhshëm, nëse nënshkrimi i tij për Madridin mbyllet me sukses, ai do të duhet të ndajë rolin me Viniciusin dhe Rodrigon në atë pozicion. Një tjetër që do të kontribuojë me shumë gola është Endrik, i cili deri më tani këtë vit ka shënuar 4 gola, kur filloi sezoni në Brazil, por duke llogaritur që nga tetori i kaluar, braziliani ka shënuar 11 gola.

Duke shtuar golat e këtyre të dyve, shtatë lojtarët me tipare sulmuesi që Ançeloti do t’i ketë në shërbim të tij nga korriku i ardhshëm kanë shënuar 146 gola që nga gushti, me ndeshje ende për të luajtur, kështu që do të jetë e mundur të kalohet shifra prej 150. Tani Ançeloti do të ketë problemin e bekuar të menaxhimit të minutave të këtyre shtatë lojtarëve, të cilët këtë vit kanë kontribuar me 150 gola, vetëm në nivel klubi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"