KOMBËTARJA/ “Ethet e listës”, java e ardhshme vendimtare

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 18, 2024 | 13:47

KOMBËTARJA/ “Ethet e listës”, java e ardhshme vendimtare

Lista është fjala kyçe me të cilën futbollistët ku qezinj kanë filluar të ndjejnë ethet e pjesëmarrjes në Europian apo edhe mungesës së mundshme në këtë kompeticion shumë të rëndësishëm. Në mesjavën që vjen, do të nisë dalëngadalë edhe grumbullimi i Kombëtares shqiptare në Tiranë, me disa lojtarë që kanë mbaruar angazhimet e tyre me klubet, apo janë jashtë objektivave dhe mund të marrin edhe ndonjë lejë të mundshme në klub për të mbërritur disa ditë më shpejt në Shqipëri.

kombetarja

 

Java e ardhshme do të jetë vendimtare për të mësuar edhe emrat që Silvinjo do të zgjedhë, me shumë mundësi në një listë të zgjeruar me 26 apo më shumë lojtarë dhe deri në datën 7 qershor, do të vendosë emrat finalë që do të marrë me vete në Gjermani. Sot, kampionati gjerman luan javën e fundit, ndërsa nesër e mbyll ai anglez dhe portugez, teksa Spanja dhe Italia i mbarojnë angazhimet më 26 maj. Gjimshiti-BareRasti i Berat Gjimshitit është pak kompleks sepse më 2 qershor, Atalanta ka për të luajtur ndeshjen e prapambetur me Fiorentinën në kampionat, e cila mund të jetë vendimtare për kualifikimin në “Champions League”, nëse nuk arrin të mposhtë Leverkusenin në finalen e “Europa League”.

Ndërkohë, më datën 3 qershor, Shqipëria do të luajë miqësoren e parë me Lihtenshtejnin dhe nuk është e sigurt nëse Gjimshiti do të jetë apo do të bashkohet me ekipin kombëtar pas kësaj ndeshjeje. Kjo pritet të zgjidhet mes bergamaskëve dhe FSHF-së. E njëjta situatë edhe për Keidi Baren i cili angazhimet i mbyll më 2 qershor me Espanjolin që lufton të kthehet në La Liga. Ndërkohë të dëmtuar për momentin janë Arbnor Muçolli dhe Frederik Veseli.

Në fund të muajit maj, Kombëtarja shqiptare do të niset drejt Austrisë, për të zhvilluar një fazë përgatitore që do të zgjasë një javë. Ndeshja e parë në Europian luhet ndaj Italisë, në datën 15 qershor, në Dortmund, duke nisur nga ora 21:00. Ndërkohë takimi i dytë është përcaktuar më datën 19 qershor në Hamburg kundër Kroacisë në orën 15:00. Ndeshja e tretë në fazën e grupeve për kuqezinjtë do të luhet kundër Spanjës, e planifikuar për në datën 24 qershor, në Dyseldorf, në orën 21:00.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"