Kthehet Tedi Cara te Partizani, Orges Shehi kursen Bytyçin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 18, 2024 | 14:56

Kthehet Tedi Cara te Partizani, Orges Shehi kursen Bytyçin

Si shumë rrallë në këtë sezon, Partizani dje kishte të gjithë lojtarët në dispozicion, përveç Altin Bytyçit. Tedi Cara provoi të luante minutat e para pas rikthimit nga dëmtimi i pësuar në derbi dhe u duk në formë shumë të mirë, duke ndërmarrë inkursione me shumë cilësi nga e majta.

06eac907-a736-4d1b-82f8-218a1f88eb17

Gati për të luajtur ishte edhe Gjelbrim Taipi, por dje mesfushori nuk u preferua nga Shehi, pas një paraqitjeje të jashtëzakonshme të treshes titullare.

Sakaq, prej disa ditësh me skuadrën është stërvitur normalisht edhe Altin Bytyçi, por stafi teknik ka preferuar të mos e rikthejë në këto ndeshje, për të shmangur një tjetër dëmtim të mundshëm. Në Europë ai mund të jetë më i nevojshëm.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"