Peceta më e famshme në botë! Copa e letrës me firmën e parë të Mesit shitet për vlerën e çmendur në ankand

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 18, 2024 | 15:16

Peceta më e famshme në botë! Copa e letrës me firmën e parë të Mesit shitet për vlerën e çmendur në ankand

Peceta (servieta) me kontratën e parë të Lionel Mesit te Barcelona është shitur në ankand nga “Bonhams” për një çmim prej 762,000 sterlina ose 890,000 euro.

asddssdaasdsasad

Copa e letrës që shërben për të fshirë duart, e cila daton në dhjetor të vitit 2000, kur Mesi ishte vetëm trembëdhjetë vjeç, përfaqëson angazhimin e tij me një kontratë me Barcelonën dhe është nënshkruar me stilolaps blu nga Karles Reçah, drejtor sportiv i Barcelonës asokohe. Kjo facoletë, e cila ishte në zotërim të agjentit argjentinas Horacio Gagioli, ka qëndruar prej nëntë ditësh në një ankand “online” nga shtëpia “Bonhams”, e cila e kishte ekspozuar muajt e fundit në Paris, Nju Jork dhe Londër.

Kontrata e Mesit me Barcelonën në vitin 2000 ndryshoi fatin e klubit katalanas dhe gjithashtu të vetë Mesit, i cili u bë një nga lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave. Ai ka ndër të tjera 35 tituj me Barcelonën dhe më të rëndësishmit me ekipin argjentinas, si ari olimpik, Kupa e Amerikës dhe Kupa e Botës në Katar, si dhe tetë çmime “Topi të Artë”.

Ian Ehling, kreu i librave dhe dorëshkrimeve në “Bonhams” në Nju Jork, tha se peceta, që nga shpallja e saj për të dalë në ankand, tërhoqi vëmendjen ndërkombëtare të shumë fansave dhe se është një nga objektet më interesante që ata kanë pasur ndonjëherë. “Ajo ndryshoi jetën e tij, të ardhmen e Barcelonës dhe ishte e rëndësishme në ofrimin e disa prej momenteve më të lavdishme në futboll”, tha Ehling.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"