Teo Hernandez me grip, Leao përsëri në pankinë / Ja kush janë formacionet e mundshme të takimit Torino-Milan

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 18, 2024 | 13:58

Teo Hernandez me grip, Leao përsëri në pankinë / Ja kush janë formacionet e mundshme të takimit Torino-Milan

Me Teon të groposur dhe s’kualifikimin e Gabias, do të duhet që Stefano Pioli të improvizojë përsëri sot ndaj Torinos.

library_upload_21_2023_08_996x664_ac-milan_65eebd9

Florenci në të majtë dhe Çau në qendër duket se do të plotësojnë prapavijën, ku ka shanse për të parë edhe Menjanë në portë.

Ka gjasa që francezi të mos rrezikohet dhe të luajë njëri mes Sportielos ose Mirantes duke qenë se trajneri deklaroi se do t’i jepte minuta të gjithë grupit. Musah, Adli dhe Reijnders pritet të formojnë mesfushën dhe sulmi do të besohet Joviçit që në krahë do të ketë Pulisiçin dhe Okaforin me Leaon që duket se do të nisë një tjetër ndeshje nga stoli duke qenë se në javët e fundit nuk ka gëzuar formë të plotë (sipas Piolit).

bandicam 2024-05-18 13-15-00-600

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"