Moviola Partizani-Skënderbeu/ Katër të verdhë për 1 minutë, por Enea Jorgji toleron Liçon

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 18, 2024 | 14:34

Moviola Partizani-Skënderbeu/ Katër të verdhë për 1 minutë, por Enea Jorgji toleron Liçon

Gjysmëfinalja e parë e “Final 4” është gjykuar nga Enea Jorgji, ndihmuar nga Zalla dhe Avdo, kurse në VAR ishin Xhaja dhe Hamiti. Ata nuk patën shumë punë në këtë ndeshje dhe rastet e diskutueshme kanë të bëjnë më shumë me kartonët, ku në një rast është falur kapiteni i Skënderbeut dhe në një tjetër janë dhënë plot 4 të verdhë që mund të ishin shmangur.

9b48815a-d110-4ca4-aed9-8171d45545bd

18’ Liço ndërhyn nga prapa me taka ndaj Muratajt, por Jorgji i kursen kartonin të paktën të verdhë, duke e falur kapitenin korçar.

33’ Jorgji jep 4 kartonë të verdhë brenda një minute, nga 2 për secilën skuadër. Skuka ndërhynë në zonë në mënyrë të gabuar ndaj portierit Alia, që reagon dhe të dy ndëshkohen me të verdhë, ashtu si dhe Murataj dhe Gërço, pas përplasjes mes lojtarëve. Por ishte një përplasje brenda limiteve dhe ndoshta 4 kartonë të verdhë janë shumë për një episod të tillë. (VIDEO)

79’ Ka një përplasje mes Xhantu dhe Sembene në zonën e Partizanit, me lojtarin e Skënderbeut që godet atë Partizanit dhe merr të verdhë. (VIDEO)

84’ Moses futet në zonën e Partizanit mes dy mbrojtësve kundërshtarë dhe rrëzohet. Nuk ka kontakt dhe sulmuesi ngrihet pa kërkuar asgjë, ndaj dhe Jorgji me të drejtë vazhdon lojën.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"