VIDEO/ Shënon një gol dhe dhuron 5 asiste brenda 33 minutave, Lionel Mesi shkruan një tjetër histori te Inter Majemi në MLS…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 5, 2024 | 10:21

VIDEO/ Shënon një gol dhe dhuron 5 asiste brenda 33 minutave, Lionel Mesi shkruan një tjetër histori te Inter Majemi në MLS…

Pesë asiste dhe një gol brenda 33 minutave, ky është rekordi i yllit argjentinas Lionel Mesi gjatë fitores së Inter Majemit (6-2) kundër Nju Jork Red Bulls, në MLS.

mesi

Asisti i tij i parë erdhi në minutën e 48’ dhe në të 50-ën ai shënoi golin e tij personal. Më pas argjentinasi dhuroi edhe 4 asiste të tjera perfekte.

Ish-dyshja e FC Barcelonës pati një ditë mahnitëse në fushë, pasi Luis Suarez shënoi tre here, në më pak se 15 minuta, nga e 68-ta në të 81-ën, çdo herë në një shërbim të Mesit.

Kjo performancë statistikore, e padëgjuar në MLS, i lejon argjentinasit të rrisë numrin e golave ​​në 10 dhe asistimet e tij në 12, në tetë ndeshje të luajtura. Falë këtij suksesi, Inter Majemi ruan kryesimin në Konferencën Lindore, me 24 pikë në 12 ndeshje.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"