Sfida e parafundit për Milanin, Stefano Pioli: Dua fitore e jo të bëj bilance

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 18, 2024 | 12:16

Sfida e parafundit për Milanin, Stefano Pioli: Dua fitore e jo të bëj bilance

F atin e tij e njeh mbase, por të zyrtarizuar do ta ketë pas rreth një jave kur të flasë përpara sfidës me Salernitanën. Ndërkohë, vëmendja e Stefano Piolit është tek ndeshja e sotme në 20:45 kundër Torinos, rival për të cilin ka folur edhe në konferencë për shtyp.

Pioli-11022024-MilanLive-1

Si ka qenë kjo javë për ju?

Pozitive sepse më në fund fituam pas një muaji pa sukses. Tri pikët ndaj Kaljarit dhe certifikimi i vendit të dytë na mundësuan pak qetësi dhe tani mendojmë vetëm për të mbyllur sa më mirë kampionatin. Torino është një rival stimulues që luan mirë në mbrojtje. Nuk do të jetë e lehtë.

Si është gjendja e skuadrës?

Në përgjithësi e mirë. Kanë punuar fort gjatë vitit e në këto dy ndeshje të fundit do të përpiqem t’i përfshij të gjithë në lojë.

Duket sikur e dini që do të largoheni e këto janë ditët e fundit…

Mundohem të mos mendoj për asgjë nga ato që ndodhin përreth, siç kam bërë gjatë gjithë përvojës sime te Milani fundja. Pas ndeshjes me Salernitanën do të ulemi të bëjmë bilancin, por deri atëherë së bashku me djemtë do të jemi të fokusuar në punën tonë.

Situata juaj ngjason deri diku me të Alegrit apo jo?

Janë situata që nuk gjykohen. Alegri është trajner i madh e që ka fituar shumë. Puna që bëjmë na vendos në këto kushte, megjithatë ambienti i futbollit ekzagjeron gjithçka. Kritika apo elozhe qofshin.

A mendoni se drejtuesit ju kanë mbrojtur?

Raporti im me eprorët ka qenë gjithmonë pozitiv e në të mirë të Milanit dhe nuk do të ndryshojë kurrë.

Jeni pro apo kundër VAR-it me kërkesë të pankinës?

Nuk është i lehtë për t’u përfshirë në futboll. Pa harruar që në Angli duan ta heqin farë. Personalisht jam një mbështetës i minutave efektive ndaj nuk jam dakord që të shtohet mundësia për të ndalur ndeshjet.

Si e shpjegoni këtë sezon pa trofe ku keni bërë mbi 100 gola?

Mbase dikush ka pësuar më pak se ne.

Mendoni se cikli juaj ka mbaruar?

Nuk e di, por nuk do të doja të kishte në klub një arsyetim të tipit “mbajmë Piolin nëse nuk gjejmë më të mirë”. Dëshiroj besim vetëm nëse mendojnë se unë mund të bëj ende një punë të mirë.

A mund të triumfojë Milani në Champions?

Shpresoj se mund ta bëjë, por është vërtet e vështirë. Niveli i Champions-it është shumë i lartë dhe Milani duhet të vazhdojë të rritet dhe të investojë. Por sivjet, Dortmundi, që është e pesta në Bundesligë, shkoi në finale…

Si e shikoni Torinon?

Është e vështirë për këtë lloj skuadre të hyjë në vendet e para të renditjes. Këtë vit disa skuadra të forta do të mbeten jashtë Champions-it. Nuk është e lehtë për Torinon të kapërcejë disa skuadra. Juriç është një trajner i madh dhe është e vështirë të luash kundër ekipeve të tij.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"