STATISTIKAT TORINO-MILAN/ Barazpeshë historike, kjo sfida e dhjetë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 18, 2024 | 13:01

STATISTIKAT TORINO-MILAN/ Barazpeshë historike, kjo sfida e dhjetë

– Ndeshja që do të luhet mbrëmjen e së shtunës (20:45) në stadiumin “Olimpico Grande Torino” ndërmjet “Demave” dhe Milanit do të jetë ndeshja e 80- të në Serinë A mes tyre. Bilanci sheh vendësit në avantazh falë 25 fitore, kundrejt 18 të “Djallit”.

hasil-torino-vs-ac-milan-di-liga-italia-2022-2023-rosseneri-takluk-1-2-U8QvxKVBAc

– Barazimi është rezultati që shfaqet më shpesh kur Milani zbarkon në Torino. E në fakt ka pasur 36 barazime me kuqezinjtë që janë përpara për golat e shënuar: 104 kundër 103.

– Shenja X nuk është shfaqur që nga data 10 prill 2022, kur ndeshja mes këtyre skuadrave përfundoi pa emocione të mëdha dhe sidomos pa gola.

– Ndeshja e fundit, e luajtur më 30 tetor 2022, përfundoi me rezultatin 2 me 1 në favor të djemve të Juriçit. Ajo u vendos brenda dy minutave (35′ dhe 37′) me golat e Xhixhit dhe Mirançukur, çka e bëri të padobishëm golin e Mesias (mes polemikave) që erdhi 20 minuta përpara fundit të sfidës. Ajo ndeshje shënoi gjithashtu disfatën e parë të kuqezinjve si mysafir në vitin 2022 dhe la polemika për zëvendësimin e Leaos në pjesën e parë, pas 45 minutave të tmerrshme të shoqëruar me shumë gabime nga ana portugezit.

– Milani nuk ka fituar në Torino që nga 12 maji 2021, kur skuadra e Stefano Piolit poshtëroi “Demat” me një rezultat shumë të rëndë 7-0. Për kuqezinjtë, golat në pjesën e parë erdhën nga Teo Hernandez dhe Kesi (me penallti), ndërsa në pjesën e dytë protagonist i vërtetë ishte Ante Rebiçi, i cili shënoi një tripletë brenda 12 minutave. Dy golat e tjerë u shënuan nga Diaz dhe përsëri Hernandez.

– Fitoret më të mëdha të Torinos ndaj Milanit ishin dy 6-2 (1909 dhe 1947), ndërsa Milani fitoi 6-1 në 1912 dhe 7-0 në 2021. Në 1957 2-2 i dha Milanit (i cili pothuajse deri në fund ishte në disavantazh të dy golave) kampionati i gjashtë, falë golave të Farinas në minutën e 79-të dhe Bin në minutën e 86-të.

– E nesërmja, do të jetë përballja e tetë mes dy skuadrave që do të luhet në muajin maj. Në bilanc shihen 2 fitore për vendasit (1946 dhe 1977), 1 sukses për “Djallin” (2021). Në bilanc edhe 4 barazime (1933, 1957, 1967 dhe 1973).

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"