Tuhel ndërron mendje: Nuk dua të qëndroj më te Bajern Mynihu

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 18, 2024 | 12:38

Tuhel ndërron mendje: Nuk dua të qëndroj më te Bajern Mynihu

Tomas Tuhel s’do të jetë më trajner i Ba jern Mynih pas ndeshjes kundër Hofenhaimit. Ai e ka konfirmuar “divorcin” me klubin, pasi palët nuk gjetën akord. U tha më herët se gjithçka ishte në rrugën e duhur dhe konfirmimi i 50-vjeçarit në ekip ishte çështje kohe, por çështja ka marrë tjetër udhë.

tuhel

Ai i ka kërkuar rinovimin të kontratës, por që s’është pranuar nga eprorët sipas “Bild”. Përpara takimit me Hofenhaimin, tekniku gjerman s’ka dhënë arsye specifike se përse dështoi gjetja e gjuhës së përbashkët në bisedimet.

LARGIMI – “Kjo është konferenca ime e fundit si trajner i bavarezëve. Marrëveshja e shkurtit është në fuqi. Nuk mungoi dialogu, ndonëse pa marrëveshje. Është padyshim e vështirë, por s’na mbeti rrugë tjetër. S’dua të përmend arsyet përse ngecën bisedimet”, tha Tuhel.

SEZONI – “Takimet me Lacion, Arsenalin dhe Realin treguan shpirtin luftarak, gjë që na mungoi në Bundesligë, por fati na ndëshkoi në situatën më kulminante të Champions-it, pa harrur edhe skenën e golit të De Ligt. Të mbyllësh sezonin pa trofe s’përtypet lehtë këtu në Mynih. Dështimi në Kupë, një tjetër faktor që i shton dozat e presionit. E kuptueshme se përgjegjësia bie mbi mua, pastaj te lojtarët dhe stafi”.

MARRËDHËNIA ME HËNES – “Uli është një personazh shumë i rëndësishëm i historisë së Bajernit. Të gjithë e njohim përkujdesjen që ai tregon ndaj klubit. I kemi sheshuar të gjitha mosmarrëveshjet. S’ka përse të mbajmë inate. Gjithçka i përket të shkuarës”, u shpreh shkurtimisht mbi këtë temë trajneri i skuadrës më të titullar në Gjermani.

FORMACIONI – “Kejn po merr trajtim nga stafi mjekësor në lidhje me problemet fizike. Ai s’do jetë në dispozicion kundër Hofenhaimit. I nevojitet ende kohë për t’u rikuperuar plotësisht. Edhe Musiala me Sanenë do të qëndrojnë jashtë. Dihet se Gnabri, Koman dhe Guerreiro janë të lënduar dhe s’kanë datë të sigurt rikthimi”, vijoi Tomas.

ÇËSHTJA “GORECKA” – “Leon e dinte më parë vendimin e Nagelsmanit, pasi ia kishte komunikuar personalisht. Asistentët e mi kanë folur me të. Shpresoj ta kalojë lehtë si situatë. Gorecka është futbollist me ego, çka nënkupton se nuk i mbetet gjë tjetër përveçse të kafshojë gjuhën”, përfundoi Tomas Tuhel.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"