Vendimtari Bintsuka, “i rëndomti” që shënon gjithnjë për Partizanin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 18, 2024 | 12:28

Vendimtari Bintsuka, “i rëndomti” që shënon gjithnjë për Partizanin

Arshonzh Bintsuka, pas atyre rasteve të humbura ishte kryefjala e kritikave në fundin e pjesës së parë.

Bintsouka

Por më të nisur ajo e dyta, i bëri të gjithë të festonin dhe ndoshta edhe të pendoheshin për ato fjalë që nxorën nga goja. Me 10 gola të shënuar në këtë sezon të Kategorisë Superiore, kongolezi konfirmohet kryegolashënues i finalistëve të parë të Kategorisë Superiore.

Është nga ato lojtarët, që nuk bien në sy dhe s’kanë ndonjë veçori që i bën të jashtëzakonshëm, por si me magji, janë gjithnjë në vendin dhe kohën e duhur. Dje, në ndeshjen më të rëndësishme të sezonit deri më tani, kongolezi u bë vendimtar dhe shënoi golin, që dërgon Partizanin në finalen e titullit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"