Hyrja falas, Pogradeci sot për të vulosur rikthimin në Kategorinë e Parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 5, 2024 | 8:35

Hyrja falas, Pogradeci sot për të vulosur rikthimin në Kategorinë e Parë

Pogradeci i drejtuar nga trajneri Samuel Nikaj është vetëm një hap larg ngjitjes në Kategorinë e Parë.

sgfgSot pritet që në qytet të ketë festë me shumë mundësi, pasi titulli është shumë afër. Bashkia Pogradec dhe klubi kanë vendosur që kundër Turbinës hyrja në stadium të jetë falas dhe shpresojnë që të ketë sa më shumë tifozë për të festuar në fund.

Gjithsesi, kreu i pankinës pogradecare nuk shfaqet euforik. Pa mbaruar edhe ndeshja e fundit, ai nuk flet për titull, por pohon që në Gjirokastër mund të kishin rrezikuar sezonin.

Në prag të sfidës me Turbinën në “Gjorgji Kyçyku” trajneri Nikaj u shpreh: “Fati është për trimat. Ambienti është i ekzaltuar, por unë dhe çunat jemi me këmbë në tokë. E kemi vlerësuar maksimalisht Turbinën, pasi ekipet që luajnë pa objektiv të hapin telashe. Ky është fakt, prandaj duhet të jemi të kujdesshëm dhe ta vlerësojmë situatën. Në Gjirokastër luajtëm 100 minuta, ku për 90 minuta ishim dominues. Patëm 10 minuta, nga 70-ta te 80-ta që rrezikuam sezonin, por fati ishte me ne dhe zakonisht fati përcjell trimat”.

REDI DANDALLAKU-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"