Kapiteni i Luftëtarit: Humbëm betejën me Pogradecin, por jo luftën! Mund t’a arrijmë objektivin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 5, 2024 | 9:55

Kapiteni i Luftëtarit: Humbëm betejën me Pogradecin, por jo luftën! Mund t’a arrijmë objektivin

Për kapitenin Nazmi Gaba, Luftëtari i ka të gjitha mundësitë për t’u ngjitur në Kategorinë e Parë përmes “play off”-it.

fghkh

“Humbëm betejën me Pogradecin, por jo luftën. Mendjen e kemi te takimi me Butrintin për ta mbyllur me fitore fazën e dytë.

Barazimi 1-1 me Pogradecin na e prishi pak qetësinë, por stafi teknik na ka qëndruar pranë për të na dhënë besim dhe kurajë. Objektivin e fillim sezonit e konsideroj të arritshëm edhe pse nuk do të jetë i lehtë”.

TOMOR SHEHU-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"