Roma-Juventus, në 90 minuta luhet fati i 25 milionë eurove

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 5, 2024 | 8:50

Roma-Juventus, në 90 minuta luhet fati i 25 milionë eurove

Një 90-minutësh ku në sfond është Liga e Kampioneve. Dhe nuk po flasim vetëm për prestigjin e kompeticionit, por edhe për një thes me para që ofron pjesëmarrja në këtë turne.2

Është kjo garnitura që ofron supersfida e javës së Serisë A, ajo e të dielës mbrëma mes Romës dhe Juventusit. Në stadiumin “Olimpiko” luhet një 90-minutësh në fund të së cilit kush arrin të marrë tri pikët bën një hap shumë të madh për t’u kualifikuar. Roma, e cila mori një shuplakë të fortë në të enjten, nga Leverkuseni në gjysmëfinales e Ligës së Europës, është e dënuar që të fitojë kundër Juves, pasi vetëm kështu mund të mbajë ende larg Atalantën, e cila e ndjek nga 2 pikë larg, me bergamaskët që edhe një ndeshje më pak të luajtur.

Ndërkohë, Juventusi me tri pikë do të vuloste rikthimin në Champions, pas dënimit nga UEFA, e cila e la jashtë këtë sezon, për parregullsi financiare, pasi Roma është pikërisht skuadra që mbron aktualisht vendin e pestë në renditje dhe fitorja do ta çonte 9 pikë mbi verdhekuqtë, 3 javë nga fundi, duke hipotekuar kualifikimin thuajse edhe matematikor (Atalanta me një ndeshje më pak s’e lejon).

Kujtojmë që Champions-i është mbi të gjitha i rëndësishëm për paratë që ofron, sepse vetëm pjesëmarrja me formatin e ri garanton 18.9 milionë euro, por duke shtuar këtu edhe paratë e “market pool”-it dhe kompensimin tjetër të pikëve vjetore të grumbulluara në turnetë UEFA, shifra që si Roma, Juventusi dhe secila prej pjesëmarrëseve të tjera në Ligën e Kampioneve prek 25 milionët. Kështu që kuptohet sesa e rëndësishme do të jetë përballja e të dielës mbrëma në “Olimpiko”…

JETON STAMOLLA-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"