Statistikat/ “Zonja e Vjetër” ecën me frena dore, Roma kërkon të bëjë “bis” në shtëpi pas 7 vitesh

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 5, 2024 | 10:10

Statistikat/ “Zonja e Vjetër” ecën me frena dore, Roma kërkon të bëjë “bis” në shtëpi pas 7 vitesh

jhndj

– Juventusi ka fituar 4 nga 6 ndeshjet e fundit kundër Romës në Serinë A (1 fitore dhe 1 humbje), duke mbajtur portën të paprekur në gjysmën e këtyre sfidave, përfshirë këtu edhe duelin e fazës së parë, të fituar 1-0 nga bardhezinjtë më 30 dhjetor 2023.

– Roma ka fituar ndeshjen e fundit në shtëpi kundër Juventusit në Serinë A (1-0, 5 mars 2023) dhe në vitet 2000, verdhekuqtë kanë arritur vetëm një herë që të mundin “Zonjën e Vjetër” dy herë radhazi në “Olimpiko”, në kampionat. Kjo mes viteve 2015-2017.

– Në 8 ndeshjet e fundit në kampionat, Roma ka ofruar 8 rezultate të ndryshme.

– Juventusi vjen në këtë duel prej 3 barazimesh radhazi, në kampionat (Torino, Kaljari, Milan). Hera e fundit që bardhezinjtë kanë ofruar 4 barazime radhazi ka qenë mes periudhës shkurtmars 2012, nën drejtimin e Antonio Kontes.

– Duke marrë parasysh vetëm ndeshjet mes 5 të parave të renditjes së Serisë A, Roma është e vetmja prej tyre që nuk ka arritur që të fitojë asnjë pikë në këto duele direkte.

– Juventusi ecën me një mesatare prej 1.27 pikësh në këtë fazë të dytë (19 pikë në 15 ndeshje). Vetëm në sezonin 2009-2010 (1.16) bardhezinjtë kanë pasur një mesatare pikësh më të ulët brenda një faze të Serisë A.

– Roma është skuadra që ka shënuar më shumë gola sesa kushdo tjetër në këtë kampionat, në 15 minutat e fundit (20). Ndërkohë, Juventusi numëron 12 të tillë mes minutave 75-90.

– Paulo Dibala, 7 sezone te Juventusi (2015- 2022) dhe me 293 ndeshje e 115 gola në të gjitha kompeticionet, është lojtari i vetëm i Serisë A që në dy sezonet e fundit ka shënuar të paktën 25 gola dhe ka ofruar 15 asiste, për një 40 prezencash si titullar, në 50 ndeshjet e fundit.

– Paulo Dibala dhe Dushan Vlahoviç janë dy lojtarët e Serisë A që nga fillimi i vitit 2024 kanë qenë protagonistët më të mëdhenj të golave të skuadrave të tyre. Konkretisht, 12 për secilin, 9 realizime dhe 3 asiste për Dibalën dhe 10 realizime dhe 2 asiste për Vlahoviçin.

– “Olimpiko” i Romës është stadiumi në të cilin Arkadiuzh Milik ka realizuar më shumë gola në transfertë, në të gjitha kompeticionet, në karrierë. Shifra e saktë është 4 gola, përfshirë edhe atë të fundit në gjysmëfinalen e kthimit të Kupës së Italisë ndaj Lacios, e cila dërgoi Juventusin në finale, pavarësisht humbjes 1-2 (23 prill 2024)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"