Trajneri i Totenhemit: Klop do të rikthehet, është nga më të mirët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 5, 2024 | 11:46

Trajneri i Totenhemit: Klop do të rikthehet, është nga më të mirët

Liverpuli takohet me Totenhemin të dielën duke kërkuar të korrigjojë disa kujtime të këqija nga shtatori.

497b0063-734f-476c-a65d-15bea56de353_ange-postecoglou-tottenham

“Red”-ave iu mohua goli i rregullt i Luis Diazit pas një gafe të VAR-it dhe në fund humbi pasi mbeti me 9 lojtarë. Trajneri i “Spërsave”, Ange Postekoglu, nuk i kurseu elozhet për kolegun Jyrgen Klop:

“Ai ka pasur një ndikim kaq të madh. Ai është një trajner që i transformon klubet. Është një kompliment i madh për të, është një trajner i shkëlqyer. Jam i sigurt se do të rikthehet të drejtojë në nivele të larta sërish, sepse ai është një prej trajnerëve më të mirë në botë. Urime atij që në një klub kaq të madh ka arritur që të ngulisë stilin dhe vizionin dhe sjellë sukses”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"