Kalulu është gati për Xhenoan, ka ende mungesa tek Milani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 5, 2024 | 12:50

Kalulu është gati për Xhenoan, ka ende mungesa tek Milani

Pasi kaloi një ditë pushimi të enjten, Milani iu rikthye stërvitjeve mëngjesin e djeshëm në Milanello në kuadër të ndeshjes së planifikuar për sot në orën 18:00 në “San Siro” kundër Xhenoas.fgag

Lajme të rëndësishme mbërrijnë në frontin e dëmtimeve për Stefano Piolin. Në fakt, sipas asaj që është mësuar nga redaksia e “SKY”, Pier Kalulu është rikthyer në mënyrë të përhershme në stërvitjet grupore që nga fillimi i kësaj jave, ndërsa Luka Joviç ka zhvilluar gjysmë seance me shokët e tij.

Pjesën tjetër e ka vijuar në mënyrë të personalizuar për t’u rikuperuar nga mbilodhje muskulore që i kushtoi sfidën me Juven. Veçmas kanë punuar Kjaer, Loftus-Çik dhe Menja, të cilët do të mungojnë sot.

gtwtrt

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"