Vajzat “kuqeblu” i falen penalltive kundër Tiranës, Vllaznia U-17 shpallet ekipi kampion për këtë sezon

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 5, 2024 | 13:00

Vajzat “kuqeblu” i falen penalltive kundër Tiranës, Vllaznia U-17 shpallet ekipi kampion për këtë sezon

Është luajtur sot në “Shtëpinë e Futbollit” finalja e madhe për titullin kampion 2023/2024 në Kampionatin e vajzave U-17, Tirana – Vllaznia.

a2687d3d-3a1d-44f1-86ea-bf70d75216f7-2048x1152

Vajzat “kuqeblu” triumfuan nga penalltitë me rezultatin 6-5, duke u shpallur kampione të këtij edicioni.

Koha e rregullt përfundoi në barazim 1-1. Fillimisht Tirana gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 34-të të pjesës së parë.

Kur gjithçka po shkonte drejt fundit Vllaznia barazoi rezultatin në të 87-ën. Më pas të dyja ekipet ju drejtuan penalltive, aty ku vajzat “kuqeblu” u treguan më të sakta dhe fituan 6-5.

Në fund u organizua edhe ceremonia e titullit kampion. Trajneri i Kombëtares A, Armir Grima, i dorëzoi titullin ekipit të Vllaznisë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"