Ndizet merkato/ Inter “derbi” me Milani për sulmuesin që po shkëlqen në Serinë A

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 25, 2024 | 23:08

Ndizet merkato/ Inter “derbi” me Milani për sulmuesin që po shkëlqen në Serinë A

Nuk është vetëm Gudmundson në dëshirat e Interit. Kampionët e rinj të Italisë duan të bëjnë një bujë të madhe në sulm për sezonin e ardhshëm dhe në listën e drejtuesve një nga emrat kryesorë është Joshua Zirkzee i Bolonjës.

joshua-zirkzee-bologna-fc-2022-23-1684246434-107182

Operacioni nuk është i thjeshtë, siç shpjegon “La Gazzetta dello Sport” pasi për holandezin kërkesa është të paktën 70 milionë euro dhe për shërbimet e tij është interesuar edhe Milani. Holandezi do të përbënte një investim ekonomik pothuajse dyfishi i atij për Gudmunson, për të cilin Interi mund të tentojë ende.

Merkato zikaltër do të duhet të ketë një bilanc zero, ndaj edhe blerjet do të financohen nga shitjet. Në këtë kuptim, lamtumira e Dumfris mund të jetë një burim i vlefshëm parash për të ri investuar. Si dhe transferimet e disa lojtarëve të rinj: Stankoviç, vëllezërit Esposito, Satriano, Agume, Oristanio, por mbi të gjitha Valentin Karboni.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"