VIDEO/ Gol në “frymën e fundit”, Roma merr 3 pikë të arta në ndeshjen që nisi para 11 ditësh

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 25, 2024 | 20:48

VIDEO/ Gol në “frymën e fundit”, Roma merr 3 pikë të arta në ndeshjen që nisi para 11 ditësh

U luajtën mbrëmjen e sotme, 20 minutat e mbetura të duelit të shtyrë mes Udinezes dhe Romës, për shkak të problemit të futbollistit Ndika. Në momentin e ndërprerjes ndeshja ishte në shifra të barabarta 1-1. 

roma

Skuadra e De Rosit besoi deri në fund dhe shënoi një gol me shumë peshë në minutat shtesë për ta marrë tri pikë. 

Goditja me kokë Kristantes mbylli me festën verdhekuqe ndeshjen e kampionatit, e cila filloi më 14 prill. Në minutën e 95-të goli i numrit 4 vulosi fitoren 1-2.  

Roma me këtë fitore shkon në kuotën e 58 pikëve, katër më shumë se Atalanta, që gjithsesi ka edhe një ndeshje për të luajtur, atë përballë Fiorentinës. Gara për vendin e pestë mbetet e ethshme. 

renditja

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"