Xhuntoli zgjedh Zirkzen, ja plani për ta bërë të vetin holandezin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 5, 2024 | 13:55

Xhuntoli zgjedh Zirkzen, ja plani për ta bërë të vetin holandezin

Me kualifikimin në Champions-in e sezonit të ardhshëm, i cili duket gjithmonë e më pranë, Juventusi nis të programojë sezonin e ardhshëm.

joshua-zirkzee-bologna-fc-2022-23-1684246434-107182

Në pritje që të njohë edhe emrin e trajnerit (konfirmim i Alegrit ase vjen Tiago Mota), Kristiano Xhuntoli ka nisur punën intensive për përforcimin e skuadrës dhe streha për të fuqizuar teknikisht “Zonjën e Vjetër” duket Bolonja. Teksa duket se e kanë mbyllur për qendërmbrojtësin Kalafiori, përforcimi i ardhshëm duhet të jetë Joshuia Zirkze. Sulmuesi 22-vjeçar është autor i një sezoni fantastik.

Edhe pse Bolonja gëzon kartonin e tij, Bajerni i Mynihut ka një opsion riblerjeje dhe një përqindje në rast shitjeje të holandezit, por Juventusi është gati që t’i shkojë deri në fund kësaj çështje duke gjetur akordin me kuqeblutë dhe me gjermanët për vazhdimësinë. Dhe të mendosh se Zirkze mund të kishte qenë një lojtar bardhezi, kur Bajerni provoi që ta fusë në tratativën e verës së vitit 2022, që dërgoi Matajs De Ligtin në Mynih. Por nëse atëherë Juvja refuzoi, tashmë është më shumë sesa e bindur se ai është lojtari i duhur për të kompletuar sulmin. Madje me Zirkzen Juventusi do të blinte 2 lojtarë në 1, pasi holandezi sivjet po bën rolin e “pykës” te Bolonja, por ndërkohë luan edhe si sulmues i dytë, apo lojtari i qendrës në një 4-2-3-1, pas shpatullave të Dushan Vlahoviçit. Edhe pse Bolonja e vlerëson 60 milionë euro, bardhezinjtë kanë në grupin e tyre talentet e duhur për të financuar blerjen. 10 milionë do të vijnë nga detyrimi i shitjes së De Vinterit te Xhenoa, ndërsa për Huijsen (aktualisht te Roma), Dortmundi dhe Njukasëlli janë gati që të paguajnë 30 milionët e kërkuar nga torinezët.

Pastaj mos harrojmë Soulen (te Frozinone) për të cilin ofertat deri tani kanë kapur kuotën 25 milionë euro pse Juvja kërkon të paktën 40 si dhe Iling, që për 15 milionë euro pritet që të shitet te Totenhemi ose te Aston Vila. Shkurt, për Zirkzen bardhezinjtë nuk kanë nevojë që të nxjerrin asnjë euro me shumë mundësi nga xhepi, pasi Xhuntoli e ka gati planin e financimit, duke shitur disa prej talenteve fantastikë që Juventusi ka në pronësi.

GFDSG

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"