Rinovimi me Interin, Lautaro ia “ngec” topin Marotës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 18, 2024 | 11:52

Rinovimi me Interin, Lautaro ia “ngec” topin Marotës

Lautaro Martinez dhe Interi janë duke punuar për të gjetur gjuhën e përbashkët për rinovimin e kontratës me rrogë 9 milionë euro në sezon. Ende nuk kanë ardhur firmat, pavarësisht se ka optimizëm në të dyja kampet.

lautaro

Gjatë marrjes së një çmimi për sezonin e lanë pas, kapiteni zikaltër ka thumbuar administratorin Bepe Marota duke thënë se për rinovimin duhet pyetur ai. Gjithashtu, tregoi se në të ardhmen ka objektiva të mëdha për këtë skuadër dhe të vazhdojnë të punojnë për ta ngritur emrin e zikaltërve sa më lart të jetë e mundur

. Çfarë do të thotë për ju titulli kampion dhe gjithçka keni arritur këtë sezon?

Jam shumë i kënaqur dhe i lumtur për të gjithë këtë që kam bërë në karrierën time. Dua të falënderoj nga zemra të gjithë shokët e skuadrës, stafin dhe të gjithë tifozët dhe të gjithë njerëzit e Interit që na qëndrojnë pranë.

Interi besoi shumë te ju, por më tregoni e prisnit të gjithë këtë në eksperiencën italiane?

Sinqerisht nuk e kisha pritur dhe nuk e kisha imagjinuar kështu, por kam punuar shumë që nga dita e parë që kam qenë këtu në Itali. Kam dashur ta tregoj në fushën e lojës të gjithë besimin që më ka dhënë Interi. Duhet të vazhdojmë në këtë rrugë dhe ta çojmë Interin sa më lart të jetë e mundur.

Po për rinovimin, a kemi ndonjë lajm pozitiv?

Eh. Jemi duke punuar. Shpresoj që të gjejmë një akord sa më shpejt të jetë e mundur. Pastaj nuk duhet të më pyesni mua për këtë, por Marotën. Është këtu kështu që pyesni atë. (qesh).

Si ndihemi që përveç titullit kampion jeni duke fituar edhe shumë çmime të tjera?

Është e vërtetë në fakt që kemi fituar disa çmime. Dua të falënderoj kryetarin e bashkisë së Milanos për këtë. Dua të falënderoj edhe të gjithë qytetarët, tifozët tanë dhe shokët e skuadrës që punojnë ditë pas dite. Jemi shumë krenarë të gjithë për këtë çmim. Duhet të vazhdojmë në këtë rrugë duke menduar për objektivat dhe për ta dërguar Interin sa më shpejt të jetë e mundur. Jam shumë krenar për këtë çmim.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"