KATEGORIA E DYTË, GRUPI B/ Pogradeci feston ngjitjen në të parën, Luftëtari mendon për “Play-off”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 5, 2024 | 23:56

KATEGORIA E DYTË, GRUPI B/ Pogradeci feston ngjitjen në të parën, Luftëtari mendon për “Play-off”

Janë mbyllur takimet e javës së 22-të të Kategorisë së Dytë, ku Pogradecin të mundte 4-1 Turbinën dhe të festonte titullin kampion, gjithashtu edhe ngjitjen në Kategorinë e Parë.

kategoria-e-dyte

Luftëtari zhgënjen përballë Butrintit dhe pëson një humbje me shifrat 4-2. Në këtë mënyrë gjirokastritët, duhet të mendojnë për ndeshjen e “Play-off”-it.

Në takimet e tjera Maliqi triumfoi 4-0 përballë Shkumbinit, fitore morën edhe Devolli me Këlcyrën përballë Labërisë dhe Orikut.

Ndeshja e Gramshit kundër Veleçikut e Grupit A, përfundoi me fitoren e vendasve 6-3, në një ndeshje që pame “festival” golash.

REZULTATET 

GRUPI B/ JAVA 22

POGRADECI 4-1 TURBINA 

2′ Demaj, 14′ Pengu, 27′ Danladi, 65′ Kazem / 45′ Hysa

BUTRINTI 4-2 LUFTËTARI

28′, 85′ Kolonja, 33′ Gjonaj, 65′ Onuh / 8′ Mërkuri, 10′ De Mello

LABËRIA 0-2 DEVOLLI

11′ Kame, 17′ Kame

ORIKU 1-2 KËLCYRA

41′ Shkreli / 60′ Karepi, 65′ Teka

MALIQI 4-0 SHKUMBINI 

1′, 74′ Agu, 20′ Demollari, 80′ Tako

DELVINA pushim

GRUIPI A/ JAVA 22

GRAMSHI-VELEÇIKU 6-3

9′ Markues, 15′, 65′ , 90′ Liçe, 60′ Goga, 86′ Zogu / 36′ Shekaj, 52′, 77′ Shekaj

DELVINA pushim

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"